6 arsye pse femija juaj duhet te konsumoje “finger foods”

0 0

Finger foods do të quhen ushqimet që fëmija do të mbajë në dorë, të cilat kanë përmasa të vogla dhe që mund të konsumohen përgjatë mesvakteve. Por ky nuk është vetëm ushqim, sipas ekspertëve bëhet fjalë edhe për zhvillimin e fëmijës. Këto ushqime mund të futen në dietën e fëmijës nga muaji i 6.
Cilat janë avantazhet e finger foods për fëmijën?
Do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e aftësive kapëse të fëmijës. Ata zakonisht fillojnë të mësojnë të kapin objekte me gishtin tregues dhe të madh rreth muajit të 7-10, dhe në këtë moment finger foods do të ishin një alternativë që do të favorizonte zhvillimin duke qënë se janë të lehta për t’u kapur.
Janë shumë të rëndësishme për zhvillimin gjuhësor. Kafshimi dhe përtypja do të ndikojnë në zhvillimin e muskujve, për pasojë do të vihet re edhe efekti pozitiv në zhvillimin gjuhësor.
Shijimi i shumë ushqimeve do të bëjë që fëmija të ketë më pak probleme me refuzimin e ushqimit në të ardhmen. Alternativat e finger foods duhet të jenë të ndryshme (fruta, perime etj).
E ndihmojnë zhvillimin e koordinit sy-dorë të fëmijës. Fillimisht i jepni atij ushqime shumë të vogla, të cilat do t’i kapë dhe do të jetë në gjendje t’i hajë me një kafshim.
Do të ndikojnë në zhvillimin ndijor të fëmijës. Ai do të prekë atë, do ta shtypë, do t’i mbajë erë, do të luajë me të dhe kështu shqisat e tij do të zhvillohen më shumë.
Fëmija do të mësojë të ketë pavarësi në ushqyerje. Disa fëmijë nuk e pëlqejnë të ushqehen me lugë, prandaj finger foods do t’i japin atyre mundësi të ushqehen më mirë dhe madje do të mësojnë si të ushqehen vetë.

Lexo edhe: Dieta e dimrit, 10 ushqimet qe duhet te perdorni kete sezon

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X