5 zakone të jetës së përditshme që rrisin jetëgjatësinë

0 0

Çdo njeri dëshiron të ketë jetë sa më të gjatë. Por qëllimi për një jetë të gjatë, duhet të shoqërohet edhe me një cilësi të mirë jetese, me një shëndet më të mirë fizik e mendor.

Gjenet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt, por edhe stili i jetesës ka ndikim të madh.

Pesë zakone të jetës së përditshme që rrisin jetëgjatësinë:

Hani fruta dhe perime

Kjo është një këshillë që e dëgjoni shpesh të gjithë, por në të vërtetë konsumi i frutave dhe perimeve është zakoni më i shëndetshëm që mund të adoptoni në stilin tuaj të jetesës. Plotësimi i nevojave ditore të lëndëve ushqyese për të cilat keni nevojë mund t’ju shtojë vite jetë. Sasia e këshillueshme ditore do të ishte: dy tasa në madhësinë e një filxhani me fruta dhe tre me perime.

Konsumoni arrorë (dhe gjalpin e tyre)

Arrorët përmbajnë shumë proteina, fibra, antioksidantë, vitamina e minerale si kaliumi dhe magnezi. Këto janë arsyet përse konumimi i tyre na rrit jetëgjatësinë. Mund të konsumoni direkt arrorët, ose gjalpin e tyre që mund ta shtoni në smoothie, tërshërë etj.

Hani më shumë vakte pa mish

Për të pasur jetëgjatësi, përgatisni një plan që të përfshijë sa më shumë ditë pa mish në tryezën tuaj. Reduktimi i mishit dhe zëvendësimi i tij me ushqime me bazë bimore është një praktikë shumë e shëndetshme për ju.

Hani si mesdhetarë

Një dietë e tillë karakterizohet nga shumë fruta, perime, drithëra, vaj ulliri, avokado, yndyra të shëndetshme me origjina nga arrorët, erëza, ndërsa më pak gjatë javës ushqime deti, vezë, verë dhe më rrallë mish dhe ëmbëlsira.

Pini çaj jeshil

Çaji jeshil mund të shërbejë si medikament parandalues për shumë probleme. Shumë studime e kanë lidhur konsumin e çajit jeshil me ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, kancerit, alzheimerit dhe obezitetit.

Lexo edhe: Nuk do ta besoni, por këto ushqime rrisin jetëgjatësinë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X