5 rregullat qe duhet te ndiqni ne lidhjen femije-internet

0 0

Do të ishte më efektive të zëvendësonit fjalën “kontroll” me një sjellje tjetër ndërsa fëmija është në internet. Ndoshta 5 rregullat e mëposhtme do të rezultojnë të jenë më efektive se një kontroll i rreptë.

Si duhet të veproni?

  • Përzgjedhja (filtrimi) prindërore. Ajo mund të vendoset me anën e një programi të posaçëm ose duke e vendosur kompjuterin në sallonin e shtëpisë tuaj. Ju duhet të kaloni edhe pak kohë bashkë me fëmijën në internet për të kuptuar ato çfarë e tërheqin fëmijën.
  • E mësoni si të navigojë në internet. Zakonet e mira fitohen që në moshë të vogël. Fëmija duhet të orientohet nga ju drejt përdorimit të internetit në lidhje me leximin e kurioziteteve, shfrytëzimin e artikujve cilësorë të portaleve të besueshëm etj.
  • E mësoni t’i mbajë gjërat e tij private. Ai duhet të dijë se ndarja e fotove dhe të dhënave personale me të gjithë është diçka e rrezikshme.
  • Ai duhet të dijë se cilat foto nuk duhet të postojë në rrjetet sociale. Në kohët e sotme, kur të gjithë po bëhen përdorues të rrjeteve sociale, fëmija duhet të dijë se një foto provokuese, që ekspozon tepër trupin nuk duhet të publikohet.
  • Mos jepni këshilla vetëm me fjalë. Një shembull i mirë është më tepër i rëndësishëm nga sa ju mendoni. Nëse ju e përdorni internetin vetëm për të “promovuar” jetën luksoze, apo veshjet tuaja, e përdorni për të marrë vesh të rejat e fundit nga fusha e modës apo VIP-ave atëherë të jeni të sigurt se edhe fëmija juaj nuk do ta përdorë atë për të bërë diçka me vlerë.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X