5 Përfitimet e një maske me çaj jeshil për fytyrën dhe si ta bëni një të tillë

E bërë nga gjethet e freskëta të bimës Camelli , çaji jeshil është përdorur për qëllime medicinale në disa pjesë të botës për mijëra vjet.




0 0

Përfitimet e çajit jeshil variojnë nga rritja e funksionit të trurit deri në nxitjen e humbjes së peshës. Por çaji jeshil nuk ka vetëm veti që përmirësojnë mendjen dhe trupin. Prej tij mund të keni përfitime gjithashtu nga lëkura, dhe kjo është arsyeja pse shpesh përfshihet si përbërës në shumë lloje të produkteve të bukurisë.

Si mund të sjellë përfitime çaji jeshil për lëkurën tuaj?

Çaji jeshil ka një gamë të gjerë të vetive terapeutike që mund sjellin përfitime për lëkurën tuaj në mënyra të ndryshme. Disa nga përfitimet më të rëndësishme përfshijnë:

  1. Mbron nga kanceri i lëkurës

Çaji jeshil përmban polifenole dhe gjashtë lloje të ndryshme të katekineve të cilat kanë veti antioksiduese. Antioksidantët janë molekula që kanë aftësinë të luftojnë radikalet e lira në trup. Radikalet e lira janë komponime që mund të dëmtojnë trupin tuaj, shëndetin tuaj dhe lëkurën tuaj nëse nivelet e tyre bëhen shumë të larta. Ato mund të shkaktojnë dëme qelizore dhe janë të lidhura me shumë sëmundje, përfshirë kancerin.

  1. Lufton plakjen e parakohshme

Një studim i vitit 2003 tregoi se antioksiduesi EGCG, i cili është në sasi të madhe tek çaji jeshil, ka aftësinë të rinovojë qelizat e lëkurës që vdesin. Duke mbrojtur dhe riparuar qelizat tuaja, ky antioksidant mund të luftojë shenjat e plakjes dhe ta bëjë lëkurën e lodhur  të duket më e shëndetshme.

Vitaminat tek çaji jeshil, veçanërisht vitamina B-2, gjithashtu mund ta mbajnë lëkurën tuaj të duket më e re. Vitamina B-2 ka aftësinë të ruajë nivelet e kolagjenit, të cilat mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë e lëkurës tuaj.

  1. Redukton skuqjen dhe acarimin

Çaji jeshil ka gjithashtu veti anti-inflamatore. Kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të polifenoleve të çajit. Karakteristikat anti-inflamatore të çajit jeshil mund të ndihmojnë në uljen e acarimit të lëkurës, skuqjen e lëkurës dhe ënjtjen. Aplikimi i çajit jeshil në lëkurën tuaj mund të qetësojë prerjet e vogla dhe djegien nga dielli.

Për shkak të vetive anti-inflamatore, studimet kanë gjetur gjithashtu se çaji jeshil është një ilaç efektiv për shumë probleme dermatologjike. Mund të qetësojë acarimin dhe kruajtjen e shkaktuar nga psoriasiz, dermatiti dhe rosacea, dhe gjithashtu mund të jetë I dobishem për trajtimin e keloideve.

  1. Trajton aknet

Karakteristikat antioksiduese, anti-inflamatore dhe antimikrobike tek çaji jeshil mund ta bëjnë atë të jetë një trajtim efektiv për puçrrat dhe lëkurën me yndyrë.

Polifenolet tek çaji jeshil, kur aplikohen në lëkurë, ndihmojnë në uljen e sekretimit të sebumit, i cili mund të çojë në akne.

  1. Hidraton lëkurën

Çaji jeshil përmban disa vitamina, përfshirë vitaminën E, e cila është e njohur për aftësinë e saj për të ushqyer dhe hidratuar lëkurën.

Në një studim të besuar, pjesëmarrësit aplikuan një formulim eksperimental të ekstraktit të çajit jeshil për 15 dhe 30 ditë. Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit kishin rritur hidratimin  e lëkurës.

Çfarë ju nevojitet për të bërë një maskë për fytyrën me çaj jeshil?

1 lugë e vogël çaji jeshil

1 lugë e vogël sode buke

1 lugë e vogël mjaltë

ujë

një tas për t’i përzier

një lugë matëse

peshqir

Pasi të keni të gjitha sendet që ju nevojiten, ndiqni këto hapa:

Përgatisni një çaj duke lejuar që qesja e çajit të qëndrojë e zhytur në ujë përreth një orë.

Merreni qesen e çajit dhe çajin brenda vendoseni në një tas përzierës ku të shtoni edhe sodën e bukës, deri sa të krijohet një paste. Nëse përzierja është shumë e trashë, shtoni disa pika ujë.

Për ta ndihmuar maskën të depërtojë në poret tuaja, pastroni fytyrën përpara se të aplikoni.

Më pas aplikoni  maskën në mënyrë të barabartë mbi fytyrën tuaj, dhe masazhojeni butësisht për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë nga poret tuaja.

Lëreni maskën në lëkurë për 10 deri në 15 minuta, dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Për rezultate më të mira, mund ta aplikoni maskën një deri në tre herë në javë.

Lexo edhe: Si ndikon çaji jeshil kur ushqej fëmijën me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X