5 Pajisje që djegin energji edhe kur janë të fikura

0 0

A e dini se pajisjet shtëpiake mund të bëjnë një jetë “sekrete” dhe të vazhdojnë të punojnë edhe kur ju e keni shtypur butonin e fikjes.

Sipas disa kërkimeve nga Bright Side disa pajisje janë veçanërisht të dëmshme dhe vazhdojnë të djegin energji edhe pasi të jenë fikur.

  1. Një karikues pa telefon. Një karikues pa telefon përdor energji edhe kur nuk ka asnjë pajisje të lidhur me të. Fuqia është minimale, dhe nuk djeg aq sa të na rëndojë xhepin por megjithatë djeg energji.
  2. Një telekomandë dixhitale e televizorit. Telekomandat dixhitale të televizorit punojnë edhe pasi i keni fikur dhe mund të harxhojnë deri në 22 wat energji në ditë. Shumica prej nesh as nuk mendojnë të fikin telekomandën nëse kanë fikur televizorin me butonin pas apo me prizë por në fakt në këtë gjendje, telekomanda harxhon 5 herë më shumë se zakonisht.
  3. Një televizor. Nëse fikni vetëm butonin tek televizori thjesht e keni çuar atë në modalitetin e gatishmërisë, dhe nuk e keni fikur. Kjo bën që televizori të harxhojë rreth 24 wat në ditë.
  4. Kompjuterat ose lap topi. Edhe pse fikur PC ose Lap topi mund të harxhojë energji nëse është në prizë. Për këtë arsye duhet t’i hiqni gjithmonë nga priza për të kursyer rreth 100 dollarë në vit.
  5. Pajisjet me kohëmatës. Sobat apo pajisjet e tjera që kanë orë mund të tregojnë se kjo pajisje është akoma e ndezur. Duke hequr nga prize një pajisje të tillë ju kurseni deri në 114 dollarë në vit.

Disa mund të mendojnë se shumat e mësipërme janë të vogla, ndërsa të tjerat do të impresionohen.

Sidoqoftë, heqja nga prize e pajisjeve ju shërben pasi edhe sikur të ketë një rritje të papritur të energjisë, apo në një rast stuhie, kjo bën që këto pajisje të digjen.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X