5 mitet që po na bëjnë të heqim dorë nga ushqimet tona të preferuara

0 0

Përpunimi që shumica e ushqimeve kalon para se të vendosen në vitrinat e supermarketeve, shpesh lë vend për gjykim.

Kemi dëgjuar shpesh se duke ngrënë fruta të thata ne hamë squfur, apo se nuk duhet t’i hash mollët me gjithë lëkurë pasi në to janë hedhur shumë pesticide. Sidomos interneti është i mbushur plot me paralajmërime të tilla.

Nga njëra anë, ne nuk duam të besojmë se një mollë që duket e shijshme nga jashtë është produkt i industrisë kimike. Por, nga ana tjetër, frika jonë ndonjëherë na pengon të shijojmë frytet dhe ushqimin tonë të preferuar.

Bright Side ka krahasuar paralajmërimet më të zakonshme në lidhje me mënyrën se si përpunohet ushqimi me mendimet shkencore dhe thotë se shumica e frikërave tona vjen nga thashethemet dhe mashtrimet që na kanë bërë.

  • Dylli i frutave. Shumë njerëz janë të shqetësuar seriozisht për dyllin apo atë lëndën rrëshqitëse me të cilën disa fruta dhe perime vishen për të parandaluar prishjen e tyre gjatë transportit dhe magazinimit. Megjithatë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka thënë se kjo shtresë është e sigurt dhe ka dhënë një shpjegim për këtë. Sipas saj pemët dhe perimet e freskëta janë të veshura me dyllë gjithsesi që formohet në mënyrë të natyrshme dhe i ruan frutat nga tharja dhe zbutja. Megjithatë, frutat lahen pasi mblidhen për të hequr pluhurin dhe kimikatet, kështu që pjesa e dyllit të tyre natyral hiqet gjatë kësaj larjeje. Kështu, dylli që u shtohet atyre vetëm rikthen humbjen e dyllit natyror të frutave.
    Ky dyllë është i ngrënshëm dhe vetëm disa pika prej tij përdoren për çdo frut. Ai nuk tretet nga trupi i njeriut dhe kur largohet nga sistemi ynë nuk dëmton aspak shëndetin tonë. Natyrisht, ju duhet të lani frutat për të hequr papastërtitë, bakteret dhe pjesë të këtij dylli.
  • Pjekja artificiale e bananeve. Kur dëgjojmë se përdoret gaz për pjekjen e bananeve, imagjinata jonë mund të krijojë disa skenarë të frikshëm. Në realitet, nuk është aq e tmerrshme. Ideja është se bananet merren kur janë ende të gjelbra dhe transportohen në mbarë botën në anije të veçanta të marinës dhe vetëm pas kësaj vendosen në dhoma të veçanta të gazit për një ditë.
    Gaz “ripening” përbëhet nga azoti (95%) dhe etileni (5%). Azoti është pjesë e ajrit që marrim frymë, dhe etileni lirohet nga mollët. Ju mund të bëni një pjesë të këtij skenari në shtëpi. Nëse keni blerë banane të gjelbra, lagini ato, i vendosni në një qese plastike të errët së bashku me mollët e pjekura dhe pastaj mbyllini ato. Pak ditë më vonë, bananet tuaja do të jenë të pjekura.
  • Frutat dhe perimet që futen në ngrirje të thellë. Shumë njerëz mendojnë se frutat, perimet dhe manaferrat humbin shumicën e vitaminave të tyre dhe të gjitha vlerat e tyre të shëndetshme gjatë procesit të ngrirjes. Por ekspertë nga Universiteti i Kalifornisë kanë dëshmuar se kjo nuk është e vërtetë. Shkencëtarët studiuan përqendrimin e 4 vitaminave – С, B2, E dhe A në frutat e ngrira dhe arritën në përfundimin se këto vitamina janë edhe më të larta se sa në frutat e freskëta që mbahen në raftet e supermarketeve apo në shtëpi për njëfarë kohe. Të vetmet fruta për të cilat ata nuk e rekomandojnë ngrirjen janë domatet.
  • Ultra-pasterizimi i qumështit. Konsumatorët që nuk blejnë qumështin e pasterizuar kanë të drejtë për një gjë: kjo metodë përpunimi vret pothuajse të gjitha vitaminat në qumësht. Megjithatë, duhet të mbani mend se qumështi përmban më shumë sesa vitaminat. Ai gjithashtu përmban proteina, yndyra, dhe karbohidrate të cilat nuk i ikin edhe nëse pasterizohet me metodën ultra.
  • Trajtimi me sulfat tek frutat e thata. Këto fruta trajtohen me dioksid squfuri. Kjo substancë ndihmon frutat për të mbajtur ngjyrën e tyre natyrore dhe të jenë sa më shumë rezistente. Njerëzit zakonisht dyshojnë ndaj produkteve të tilla dhe në shumicën e rasteve shqetësimet e tyre janë të pabazuara.

Lexo edhe: 10 ushqimet me te nevojshme gjate shtatzenise

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X