5 mitet e urinimit të pavullnetshëm në shtrat, që prindërit vazhdojnë t’i besojnë

0 0

Urinimi i pavullnetshëm në shtrat tek fëmijët e vegjël është diçka e zakonshme, që kryesisht ndalon kur fëmijët arrijnë të kontrollojnë fshikëzën e urinës.

Megjithatë, kur kjo situatë vazhdon, urinimi natën mund të jetë për shkak të ndonjë gjendje shëndetësore si mospërmbajtja ose infeksioni i traktit urinar, dhe mund të mos diagnostikohet për shkak të disa miteve që prindërit vazhdojnë të besojnë në lidhje me urinimin në shtrat.

Problemet e zakonshme që mund të shkaktojnë urinimin në shtrat janë:

  • Një vonesë në zhvillimin e refleksit për fshikëzën;
  • Niveli i ulët i hormonit anti-diuretik që ngadalëson prodhimin e urinës gjatë natës;
  • Një vonesë në zhvillimin e fshikëzës;
  • Një infeksion i traktit urinar;
  • Kapsllëk.

Këto janë mitet më të zakonshme në lidhje me urinimin në shtrat:

  1. “Fëmijët e lagin shtratin, sepse nuk i keni mësuar siç duhet në lidhje me tualetin”.
    Lagia e shtratit nuk tregon se një fëmijë nuk është trajnuar siç duhet për të shkuar në tualet. Një fëmijë mund të jetë plotësisht në gjendje të kontrollojë fshikëzën e urinës gjatë ditës por mund të vazhdojë të lagë shtratin gjatë natës.
  2. Urinimi gjatë natës do të kalojë dhe nuk kërkon trajtim.
    Shumë prindër mendojnë se fëmijët e tyre thjesht e lagin shtratin sepse nuk kanë kontroll të plotë mbi fshikëzat e tyre dhe se duhet të presin. Kjo shpesh mund të jetë e vërtetë, por jo gjithmonë është kështu. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Bristolit, ka disa faktorë që mund të shkaktojnë urinimin në shtrat në një fazë të mëvonshme, ku një “qëndrim, vrojtim- dhe pritje”, nuk do të jetë aspak i suksesshëm. Në fakt, mund të fshehë një problem mjekësor themelor si mekanizmi i fshikëzës me probleme ose infeksion të traktit urinar.
    Studimi gjithashtu përmendi se shumë prindër nuk e marrin në konsideratë trajtimin për urinimin në shtrat derisa bëhet tepër vonë dhe kjo gjë ka më pas ndikim në cilësinë e jetës së fëmijës.
    Nëse fëmija juaj ka pasur një periudhë kur nuk urinonte në shtrat dhe papritur fillon ta bëjë përsëri, sidomos pas moshës pesë vjeçare, ndërhyrja mjekësore mund të jetë e nevojshme për të zbuluar arsyen pse”.
  3. Fëmijët që lagin shtratin janë thjesht dembelë”. Kjo pikëpamje mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për mirëqenien e fëmijës. Fëmijët nuk e lagin shtratin me qëllim dhe mund të ndihen të turpëruar nëse një prind vendos t’i ndëshkojë për këtë gjë. Është e rëndësishme ta siguroni fëmijën se nuk është faji i tij dhe të konsideroni siç e thamë më lart shkaqet e mundshme themelore.
  1. “Urinimi në shtrat është gjithmonë e lidhur me stresin emocional”.
    Është e vërtetë se stresi emocional mund të lidhet me urinimin në shtrat tek fëmijët, por kjo nuk është gjithmonë arsyeja pse ndodh. Ka shumë gjasa që e gjitha të jetë për shkak të një vonese në zhvillimin e fshikëzës.
  2. “Fëmija juaj ka nevojë për ilaçe për të trajtuar urinimin në shtrat”. Edhe pse ka raste kur jepen ilaçe për trajtimin e urinimit në shtrat, ato duhet të jenë mjeti i fundit, gjithmonë. Nëse mendoni se urinimi në shtrat mund të shkaktohet nga një problem mjekësor, është e rëndësishme të shkoni tek një mjek.

Lexo edhe: Urinimi ne shtrat, teper i shpeshte tek femijet. Ja shkaqet e verteta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X