5 mënyra të thjeshta se si ta ktheni larjen e dhëmbëve në një zakon për të gjithë familjen

0 0

Kur unë dhe burri im i treguam vajzës rreth higjienës së dhëmbëve ajo nuk ishte aspak e entuziazmuar. Me kalimin e kohës gjetëm disa mënyra se si ta kthenim larjen e dhëmbëve dhe kujdesin për to në një argëtim për të gjithë familjen.

Më poshtë ju tregoj pesë këshilla se si të krijoni një rutinë të përditshme për larjen e dhëmbëve duke e kthyer në një kënaqësi:

  1. Filloni sa më herët

Nuk duhet të prisni derisa fëmija juaj të ketë të gjithë dhëmbët në gojë që ta mësoni se si të kujdeset për ta. Sa më shpejt që të filloni rutinën e larjes tek të vegjlit aq më shumë ka gjasa që fëmija juaj të ruajë kujdesin dentar edhe për pjesën tjetër të jetës së tij. Para moshës tre vjeçare përdorni furça të buta të dhëmbëve më pas kaloni tek furçat elektrike për një pastrim më të mirë.

  1. Është diçka e rëndësishme por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetë diçka argëtuese

Ashtu si çdo gjë tjetër në jetën e tyre, fëmijët kanë më shumë gjasa të bëjnë diçka që ju jep kënaqësi dhe kjo përfshin edhe kujdesin për dhëmbët e tyre. Blijuni fëmijëve një pastë dhëmbësh me fluor me një shije që ata e pëlqejnë. Jepuni një veshje të veçantë kur lajnë dhëmbët ose bëni diçka që fëmijës do t’I duket argëtuese.

  1. Lani me furçë dhëmbët deri në thellësi.

Të vegjlit rrallë kanë zhdërvjelltësinë ose motivimin për të pastruar dhëmbët e tyre siç duhet, prandaj prindërit duhet që ndonjëherë t’jua pastrojnë vetë. Zakonisht prindërit i lënë fëmijët e tyre t’i lajnë dhëmbët e tyre pa ndonjë lloj mbikëqyrjeje, por kjo mund të bëjë që fëmijët të mos i pastrojnë dhëmbët siç duhet. Duhen dy minuta të plota për të larë dhëmbët e fëmijës ndërsa madhësia e pastës së përdorur duhet të jetë sa një kokërr bizeleje.

  1. Shtojini më shumë momentet kur duhet të lani dhëmbët derisa fëmija juaj të mësohet me këtë zakon.

Dihet se duhet përdorur filli dentar të paktën një herë në ditë dhe duhet bërë një shpëlarje e gojës për ta mbajtur atë të pastër, përveç larjes së dhëmbëve me furçë. Fëmijët nën moshën 6 vjeçare nuk duhet të lejohet që të bëjnë shpëlarje të gojës pasi ata mund ta gëlltisin ujin. Por sapo të mbushin 6 vjeç mësojini se si ta bëjnë këtë dhe si të bëjnë gargar.

  1. Tregoni një shembull të mirë.

Studimet kanë treguar se fëmijët që pastrojnë dhëmbët së bashku me prindërit e tyre mund të kenë shëndet më të mirë oral sesa fëmijët që i pastrojnë dhëmbët vetë. Duke pasur një shembull, i ndihmon ata që të pastrojnë më shpesh dhe më mirë dhëmbët.

Provoni ta ktheni kohën e larjes së dhëmbëve në një moment argëtues për familjen duke kënduar një këngë të veçantë apo duke bërë një kërcim të veçantë.

Lexo edhe: Çfare ndodh kur nuk lajme dhembet?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X