5 menyra per te ushqyer me gji pa stres

0 0

Ndonjëherë gjidhënia shkakton tek disa nëna ndjenja ankthi dhe stresi, sidomos gjatë periudhës së lehonisë dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë, as për fëmijën dhe as për vetë proçesin. Zakonisht këto ndjesi shfaqen tek nënat të cilat janë duke kaluar një eksperiecnë jo të mirë të gjidhënies, gjatë së cilës janë duke u përballur me vështirësi të ndryshme si për shembull, moskapje e gjirit nga ana e fëmijës, krijmi i çarjeve të thithave, enjtja e gjirit etj. Megjithatë ekszistojnë disa mënyra për ta bërë këtë proçes sa më të kënaqshëm për ju dhe fëmijën tuaj, pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm që mund të shkaktojnë stres dhe ankth.
1. Mos merrni mendimet e të tjerëve
Zakonisht mund të ndodhë që mendimet e të afëmve apo miqve ta bëjnë këtë eksperiencë aspak pozitive, sidomos nëse komentojnë në mënyrë të tillë që krijojnë pasiguri tek nëna. Ju duhet të dini se sidomos gjatë periudhës së fillimit të gjidhënies duhet të mos merrni në konsideratë asnjë nga mendimet e tyre, kjo pasi ju nuk keni eksperiencë të mjaftueshme në gjidhënie për të vlerësuar çfarë është e keqe apo e mirë në proçes. Nëse dikush ju thotë se qumështi juaj nuk është i mirë nuk duhet ta dëgjoni. Ju duhet të dini se asnjëherë qumështi i nënës nuk është i keq për fëmijën, madje mund të themi se edhe në rastet kur nëna pi duhan gjatë gjidhënies, benefitet e qumështit të gjirit janë më të mëdha se dëmet e duhanit që ajo pi. Nëse fëmija do të ketë nevojë për qumësht shtesë apo nëse diçka vërtet nuk shkon do të jetë mjeku ai që do ta vlerësojë dhe do t’ju udhëzojë dhe askush tjetër përveç tij! Gjëja më e mirë që mund të bëni, sidomos gjatë periudhës së lehonisë ku edhe ju jeni më e ndjeshme, është të ushqeni me gji fëmijën tuaj në dhomën tuaj të gjumit, larg personave të tjerë, duke krijuar kështu një moment mjaft intim për ju dhe të voglin tuaj.
2. Mos ushqeni fëmijën me orare fikse
Fëmija duhet të pijë sa herë të ketë nevojë, sidomos gjatë muajve të parë ku ai ka nevojë të qëndrojë pranë jush. Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht edhe në prodhimin e qumështit të gjirit, i cili stimulohet nga thithjet e fëmijës. Sa më shumë të “kërkojë” fëmija aq më shumë do të prodhojë trupi juaj. Me kalimin e kohës pirja e gjirit mund të bëhet çdo 2-3 orë, por gjatë muajve të parë ju nuk duhet të kontrolloni orën për të ushqyer fëmijën. Kjo do të krijonte vetëm stres tek ju.
3. Merrni në konsideratë vetëm mendimin e mjekes pediatre
Nuk ka rëndësi sa fëmijë ka rritur mamaja juaj apo mamaja e bashkëshortit tuaj. Vetëm mjeku do të jetë në gjendje të vlerësojë një mirëushqyerje apo kequshqyerje të fëmijës me gji.
4. Mos e peshoni fëmijën para dhe pas pirjes
Këtë mund ta bëni vetëm nëse jua kërkon mjeku pediatër, në të kundërt është fare e panevojshme. Kjo do të shkaktojë vetëm stres tek ju, duke bërë që mendimet tuaja të përqëndrohen vetëm tek sasia e qumështit që keni arritur të prodhoni për beben tuaj.
5. Kuptoni cili është pozicioni më i përshtatshëm
Ekzistojnë pozicione të ndyrshme që mund të përdoren gjatë gjidhënies, dhe ju duhet të përpiqeni të kuptoni pikërisht cili është më i përshtatshmi për fëmijën tuaj, në mënyrë që ai të pijë i qetë dhe ju të mos përjetoni stres. Ndonjëherë mund të jetë i nevojshëm edhe përdorimi i jastëkut të posaçëm për gjidhënie, i cili zakonisht ndihmon edhe gjatë periudhës së shtatëzanisë për të pasur një mbështetje më të mirë të trupit gjatë gjumit.

Lexoni dhe: Po nese qumeshti i nenes nuk eshte i mjaftueshem






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X