Higjena e mirë intime duhet të shoqërojë gruan në çdo moment të jetës së saj, dhe duhet të jetë edhe më delikate pas lindjes, kjo pasi organet gjenitale të gruas kanë përjetuar një stres shumë të madh gjatë proçesit të lindjes së fëmijës.
Si mund të mbahet një higjenë sa më e mirë intime?
Duroni pak dhimbjet
Nëse ka ndodhur një qepje gruaja mund të ndiejë siklet gjatë pastrimit në zonën vaginale. Ju duhet të duroni këto dhimbje pasi duhët të parandaloni infeksionet, të cilat mund të prekin në çdo moment organizmin e gruas duke qënë se çerviksi është i hapur dhe tapa mukoide tashmë ka rënë.
Në rast se keni një plagë epiziotomie
Nëse keni një plagë epiziotomie është e rëndësishme të përdorni një detergjent me veti anti-bakteriale. Pasi janë hequr fijet mund të përdorni një detergjent me pH neutral, me efekt qetësues dhe zbutës.
E thani mirë zonën intime
Është e rëndësishme të largoni të gjithë lagështirën e cila mund të favorizojë përhapjen e bakterieve të dëmshme. Kjo gjë duhet bërë me shumë kujdes, vetëm duke tamponuar, duke përdorur një copë shumë të butë dhe shumë të pastër. Nuk duhet të përdorni pudër pasi mund të shkaktoni ndonjë irritim.
E lejoni zonën intime të ajroset mirë
Është e rëndësishme të përdorni veshje intime me fibra natyrale, të cilat duhet të ndërrohen shumë shpesh dhe duhet të lahen me sapun marsiglia, duke evituar përdorimin e detergjentëve kimikë të cilat mund të rezultojnë shumë agresivë për lëkurën.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu