5 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë gjatë shtatzënisë!

0 0

Dëgjojmë shpesh të flitet sesa e mrekullueshme dhe magjike është shtatzënia, por gjatë këtyre 9 muajve,  e cila është padyshim periudha më e bukur në jetën e një nëne duhet filluar të respektohen  edhe disa rregulla.

Shumë femra shpeshherë e anashkalojnë këtë fakt dhe mund të thuhet që për ‘fat’ nuk  kanë hasur kurrë probleme.

Duhet të dini në fakt, se çdo gjë që nuk këshillohet gjatë shtatzënisë, për më tepër është për të mirën e fëmijës.

Këto janë 5 gjërat që nuk duhen bërë në mënyrë absolute gjatë shtatzënisë!

Nuk duhet të pini duhan.

Tymi bën keq, pa imagjinuar dëmet që mund t’i shkaktojë fetuesit!

Për fat të keq ka disa që vendosin të tymosin disa cigare në ditë, por nuk ekziston gabim më i madh. Të tymosësh bën keq, jo vetëm juve, por edhe dashurisë tuaj të madhe që po rrisni brenda jush.

Mos dëgjoni shumë të tjerët.

Gjatë shtatzënisë si shkak i hormoneve me shumë mundësi humori juaj mund të ndryshojë nga momenti në moment. Ndodh edhe të jesh më e ndjeshme, e mbi të gjitha të kesh shumë vështirësi dhe fiksime. Të dëgjosh shumë të tjerët shpeshherë mund të bëhet stresuese, mbi të gjitha kjo gjë të fut gjithnjë e më shumë në ankth. Për shembull,  nëse keni barkun e vogël në tremujorin e fundit, me siguri pjesa më e madhe e personave që takoni nuk do bëjë gjë tjetër veçse do t’ju thotë ‘por barku është kaq Iivogël’, me shumë mundësi duke të rritur edhe ankthin me komentet e tyre!

Nëse sipas gjinekologes dhe në bazë të analizave të shumta të ekografisë gjithçka shkon mirë, mund të vazhdoni të jeni të sigurtë.

Hiqni dorë nga leximi i postimeve të trishta rreth lindjeve.

Nëse jeni në ankth për lindjen, evitoni leximin e artikujve për lindje që nuk kanë pasur një zhvillim të mirë. Me shumë siguri nuk do t’ju bëjë mire.

Kërkoni për artikuj që përcjellin lumturi dhe ngjarje pozitive. Megjithatë kujtoni: çdo lindje ka të vetën!

Thuaji jo ilaçeve!

Përpara se të merrni një të tillë është e rëndësishme të konsultoheni me gjinekologun tuaj. Asnjëherë mos vendosni për veten tuaj për të marrë një ilaç. Mund t’i shkaktojë dëme fetusit.

Kujdesi me ushqimin!

Gjatë shtatzënisë duhet ndjekur një dietë strikte ndaj dhe duhet të këshilloheni me mjekun që ju ndjek për pjesën e ushqimit që duhet të shmangi apo që edhe duhet të konsumoni më shumë.

Lexoni edhe: Cfare nuk duhet te bejme ne shtatzani per te mos rrezikuar femijen?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X