5 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur hani shumë

0 0

Ndoshta magjia e vërtetë e një fundjave të gjatë është aftësia për të ngrënë dhe për të gatuar sa të dëshironi.

Ka edhe raste kur nuk mund të ndalosh së ngrëni. Por çfarë i shkaktoni trupit tuaj nëse hani më shumë se ç’duhet?

Pesha. Një stomak mesatar i një të rrituri mund të mbajë deri në dy kg ushqim por mund të zgjerohet deri në katër herë për nga madhësia. Ushqimi largohet nga stomaku pas dy orësh, por një vakt i madh mund të zgjasë deri në katër orë deri sa të kalojë në zorrët tuaja.

Hormonet tuaja. I njohur si hormon i ngopjes, leptina prodhohet nga qelizat e yndyrës së trupit dhe bartet nga qarkullimi i gjakut në tru, ku dërgon një sinjal në hipothalamus se ju nuk jeni më të uritur. Mos prisni që barku juaj të fillojë të rritet- kur truri juaj “thotë” të ndalojë, dëgjojeni.

Energjia juaj. Për të ndihmuar tretjen pas një vakti të madhm, gjaku shkon në stomak, gjë që mund të shkaktojë lodhje. Kjo duhet të kalojë brenda dy orëve. Hormonet që ndihmojnë tretjen mund të ndikojnë gjithashtu në prodhimin e melatonininës (hormoni i gjumit) dhe serotoninës (hormoni i lumturisë).

Tretja e ushqimeve. Luftojeni dëshirën për t’u shtrirë pasi keni ngrënë shumë. Kjo pasi nëse shtriheni në këtë gjendje do të ushtroni presion mbi stomakun tuaj dhe kjo mund të shkaktojë acidin në stomak të rritet deri në ezofag, duke shkaktuar urth. Mundohuni të qëndroni drejtë derisa ndjenja e ngopjes të ketë kaluar, pra pas gjysmë ore.

Barku juaj. Ushqimet e yndyrshme kërkojnë kohë për t’u tretur, kështu që duhet të prisni më shumë se zakonisht për të ushtruar pas ngrënies. Ajo që mund të bëni është të ecni gjatë kësaj kohe.

Lexo edhe: Çfare do te ndodhe me trupin tuaj nese ndaloni se ngreni buke?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X