5 gjera qe duhet te dini ne lidhje me ushqyerjen e femijes gjate veres

0 0

Vera nënkupton pushime, shëtitje dhe argëtim. Por nga ana tjetër ajo për prindërit paraqet edhe një sfidë tjetër, atë të ushqyerjes së fëmijës, e cila zakonisht në këtë stinë shfaq tendenca për të ngrënë më pak ushqim. Temperaturat e larta ulin energjitë që shkojnë për termorregullimin, veprojnë në sitemin hormonal si edhe shkaktojnë dembelizëm dhe plogështi tek fëmija. Kjo gjendje e kijuar shkakton tek ai një mungesë oreksi. Për të rregulluar temperatuën e brendshme të fëmijës, e cila do të ndikojë pozitivisht në tretje, duhet të eleminoni ushqimet yndyrore, ta bëni fëmijën të hajë në sasi jo të mëdha, por pa shmangur asnjë vakt gjatë ditës pasi në këtë mënyrë do të bëni të mundur të ruani në vlerat e duhura kaloritë.
Ja çfarë duhet të bëni në mënyrë që fëmija juaj të ushqehet në mënyrën e duhur:
1- E bëni të hajë shumë fruta dhe perime

Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë kurrë në dietën e fëmijës. Ato mund t’ja servirni fëmijës të gjalla apo të pjekura në avull, në mënyrë që të mos i humbin vitaminat dhe mineralet. Frutat duhet të lahen shumë mirë dhe me ujë të rrjedhshëm, duhet të konsumohet me lëkurë, në mënyrë që të mos e humbë fibrat.
2- Peshku, mishi i bardhë dhe thjerrëzat
Një burim shumë i mirë proteinash janë peshku, i pasur me omega 3, mishi i bardhë (pula, gjeli i detit, lepuri) i cili është mish i lehtë me më pak yndyrë dhe për pasojë më i tretshëm krahasuar me mishin e kuq. Thjerrëzat janë shumë të pasura me proteina, kripëra minerale dhe vitaminë B1, shumë të rëndësishme për funksionimin e mirë të sistemit nervor. Nuk duhet në asnjë mënyrë t’ja jepni fëmijës këto ushqime të skuqura.
3- I jepni të pijë sa më shumë ujë dhe jo pije me gaz
Aleati më i mirë i organizmit të njeriut është uji dhe kjo vlen edhe për fëmijët. Një tjetër alternativë për ta bërë fëmijën të pijë sa më shumë lëngje është t’i jepni lëngun e frutave të shtrydhura, kryesisht agrume të cilat janë shumë të pasura me vitaminë C. Ju gjithashtu mund t’i jepni fëmijës tuaj edhe caj të ftohtë, por vetëm nëse e përgatisni atë në shtëpi, brenda të cilit mund të shtoni pak sheqer si edhe t’i jepni shije duke futur brenda gjethe mente, si edhe një fetë limoni ose pjeshke.
4- Ushqime me përmbajtje të lartë kalciumi
Ju duhet t’i jepni fëmijës më shumë ushqime me përmbajtje kaliçumi (qumështi dhe derivatet e tij) si edhe ato që përmbajnë vitaminën D (peshku dhe veza).
5- I jepni dicka të lehtë midis vakteve
Gjatë verës është mirë të hamë pak dhe shpesh, dhe ky është një rregull i cili vlen edhe për fëmijët. Ju mund t’i jepni fëmijës të hajë diçka të lehtë në mengjesin e vonë dhe pasdite, kryesisht mund të hajë fruta të freskëta ose kos. Limitoni akulloret deri ne 2-3 herë në javë duke synuar më tepër ato me shije frutash dhe jo çokollate apo kremi, të cilat përveç qumështit përmbajnë edhe përbërës të tjerë jo shumë të tretshëm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X