Të gjitha nënat do të donin të kishin fëmijë inteligjentë, të aftë, me rezultate të mira në shkollë dhe me një të ardhme të mrekullueshme.
Inteligjenca është një cilësi që fëmija e ka që nga lindja dhe se nënat duhet të mundohen që ta stimulojnë më shumë atë në kohën që janë shtatzanë. Vetem disa ushqime dhe veprime të caktuara bëjnë që truri i fëmijës të zhvillohet më mirë dhe të bëhët më i zgjuar.
Por cfarë duhet të bëjë një nënë kur është shatzanë që fëmija i saj të lindë inteligjent dhe sa më i zhvilluar?
Hani shumë fruta
Frutat gjatë shtatzënisë të ndihmojnë për të zhvilluar më mirë trurin e foshnjës. Keshtu thuhet në një studim kanadez. Studimi analizoi gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre në një vit. Ato që hanin të paktën 7 fruta në ditë kishin një fëmijë i cili në një vit kishte regjistruar një IQ prej të paktën 6 pikësh më të lartë se fëmijët e tjerë. Në fakt, fruti përmban lycopene, një antioksidant që aktivizon gjenet që kryesojnë zhvillimin kognitiv të fëmijës.
Hani peshk
Peshku gjatë shtatzënisë është vërtet i mirë për trurin. Ai ka një përmbajtje yndyre Omega 3. Ushqimi i peshkut është shumë i mirë për nënën, por edhe për fëmijën: truri i tij do të zhvillohet në mënyrën më të mirë.
Dëgjoni sa më shumë muzikë
Dëgjimi i muzikës gjatë shtatzënisë, sidomos klasike, është e përsosur për fëmijën. Pasi të ketë ardhur në jetë fëmija do të njohë tingujt që ka dëgjuar kur ishte në bark. Muzika në shtatzëni i shërben nënës si relaks dhe e bën atë të ndjehet më e qetë dhe e ndihmon që truri i fëmijës të zhvillohet më mirë. Për ta mbështetur këtë është bërë një studim nga Universiteti i Helsinkit, në Finlandë.
Lexoni me zë të lartë
Sipas studimeve të ndryshme thuhet po ashtu se leximi është shumë i mirë. Fëmija është i njohur me zërin e nënës dhe fillon e dëgjon atë. Në këtë mënyrë ai fillon dhe ju përgjigjet stimujve. Fëmijët marrin më shumë nga inteligjenca e nënës.
Përkëdhele barkun
Kur nëna përkëdhel barkun, e bën fëmijën të jetë më i ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm. Kështu që e ndihmon atë që të jetë më i vëmendshëm dhe sa më shumë pjesëmarrës në momentin që do të vijë në jetë.
Lexo edhe: Cilet jane femijet me inteligjente?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu