5 gabimet qe nuk duhet t’i beni me djalin tuaj

0 0

Alberto Pellai, babai i 4 fëmijëve, mjek psikoterapist si edhe njëkohësisht autor i botimit “Baciare, dire, fare. Cose che ai maschi nessuno dice”, shprehet se në rritjen e fëmijëve djem prindërit duhet të ndjekin të paktën 5 rregullat e meposhtme për t’i bërë ata të aftë për të zgjedhur në jetë, të aftë për të dashur mbi të gjitha veten e tyre, të aftë për të gjetur me lehtësi rrugën e drejtë e kështu me rradhë. Ja çfarë sygjeron ai:
1. Mos i thoni vetëm se është i fortë
Ai ka nevojë edhe të mësojë të qajë, ka nevojë edhe të mësohet të kërkojë ndihmë. Ju nuk duhet ta privoni nga shprehja dhe përjetimi i të gjitha emocioneve që i përkasin njeriut.
2. I jepni mundësinë të përjetojë edhe emocionet negative
Ju duhet ta lejoni fëmijën tuaj të ndiejë edhe emocione të tilla si frika dhe melankolia, të ndihesh i trishtuar nuk është vetëm ndjesi e vajzave. Në këtë mënyrë ju i mësoni djalit tuaj të shprehë në mënyrë jo të dhunshme emocionet e tij negative.
3. Mos bisedoni vetëm për makina dhe futboll
Ju duhet të bisedoni me fëmijën në lidhje me argumenta që do të ngjallin interes tek ai. Edhe pse ata zakonisht parapëlqejnë tema që kanë lidhje me sportin dhe makinat, ju duhet të flisni edhe në lidhje me tema të tilla si: gjeografia, bota e kafshëve, personazhet e librave etj.
4. I flisni në lidhje me pubertetin
Fëmija duhet të dijë si do të jetë zhvillimi i tij fizik, duhet të dijë diçka rreth seksit. Mbi të gjitha ai duhet të mësojë nga ju se marrëdhëniet seksuale duhet të kryhen në mënyrë të mbrojtur jo vetëm për të evituar një shtatzani të mundshme, por edhe për të evituar një sëmundje. Ai duhet të mësojë nga ju se marrëdhëniet seksuale kryhen vetëm me dëshirën e të dy personave.
5. Mos e lini fëmijën pa kontroll në botën virtuale
Pornografia është tepër e rrezikshme për zhvillimin dhe edukimin seksual të fëmijës, për këtë arsye ai duhet të navigojë në mënyrë të kontrolluar. Fëmija juaj duhet të mësojë nga ju se figura femërore respektohet dhe nuk luan një rol dytësor në jetën seksuale.

Lexoni edhe: Po sjellim ne jete nje vajze, ja disa fakte te mrekulleshme…

 

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X