5 Detajet e martesës që nuk duhet t’jua tregoni kurrë miqve ose mikeshave

Martesa e përsosur nuk ekziston dhe këtë duhet ta dini. Çdo martesë ka uljet dhe ngritjet e veta dhe çdo çift ka mënyrat e veta se si I zgjidh problemet. 




0 0

Një mënyrë e zakonshme që ne na ndihmon të largojmë stresin është kur flasim me miqtë tanë. Mirëpo jo gjithçka mund të ndahet me njerëzit që ti I konsideron kaq të afërt.

Sepse, nëse nuk jeni të kujdesshëm, ky zakon i juaji mund ta fusë martesën tuaj në telashe.

Më poshtë janë 5 gjërat që nuk duhet t’jua tregoni kurrë miqve:

1.Situatën financiare. Ne të gjithë ndihemi xhelozë në ndonjë moment në jetë dhe krahasimet financiare shkaktojnë zili. Ju mund të mendoni se ndoshta është e padëmshme të tregoni problemet financiare, por nëse mikesha ose miku juaj është më mirë financiarisht mund t’ju shohë më poshtë se vetja dhe në rastin e kundërt mund të bëhet xheloz/e për ju.

2.Çfarë ndodh në dhomën e gjumit duhet të ngelet aty. Shpesh mund të përfundoni duke u treguar miqve më shumë sesa duhet për raportin me partnerin. Por nuk duhet të diskutoni detajet private si performanca e bashkëshortit tuaj, mungesa e interesit për seks apo edhe fantazitë tuaja seksuale. Kjo mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj kur miqtë t’jua kujtojnë.

3.Asnjëherë mos tregoni detajet e zënkave. Shpesh çiftet thonë shumë gjëra, shumica e të cilave janë krejtësisht të pakujdesshme, gjatë momenteve të zemërimit. Zakonisht, ajo që thuhet në një argument nuk vjen domosdoshmërisht nga vlerat dhe atë që beson vërtet një person.  Dhe do të ishte shumë e natyrshme që të ndiheni të lënduar. Por kur ndani detaje të tilla me miqtë tuaj, ata do të zemërohen gjithashtu. Sidoqoftë, sapo të rregulloni raportin me burrin tuaj ai me siguri do t’ju kërkojë falje dhe ju do ta harroni atë që ndodhi. Por kjo nuk do të ndodhë me miqtë tuaj. Ju do të keni dëmtuar përgjithmonë imazhin e partnerit në sytë e shoqeve apo shokëve.

4.Mos diskutoni për anëtarët e familjes së burrit tuaj me miqtë. Nuk është e domosdoshme që të shkoni mirë me njerëzit e burrit por shmangni fjalët për një person që nuk ju pëlqen, para miqve tuaj. Veçanërisht nëse është një mik i përbashkët i juaji dhe partnerit apo partneres. Sepse në qoftë se bashkëshorti apo bashkëshortja dëgjon diçka që ju u keni thonë shokëve lidhur me familjen e tij/saj ai do të mërzitet me ju dhe do të lëndohet. Kjo pasi askujt nuk i pëlqen që anëtarët e familjes së tyre të mos respektohen.

5.Mos u ankoni vazhdimisht. Të ndani disa probleme martesore me miqtë tuaj është gjë e mirë. Por këtë nuk duhet ta bëni “rrugë”, pasi miqtë tuaj së shpejti do të fillojnë t’ju shmangin duke qenë se do t’i mërzisni me të njëjtat probleme. Kjo nuk është gjithashtu e mirë për reputacionin tuaj. Pra, hiqni dorë nga diskutimi i problemeve tuaja të martesës gjatë gjithë kohës.

Lexo edhe: 10 shenja që tregojnë se keni zgjedhur partnerin e duhur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X