5 arsyet se perse duhet t’i telefononi nenes tuaj cdo dite

0 0

Është vërtetuar se çdo grua ka nevojë të komunikojë në telefon me nënën e saj për të paktën një herë në ditë, diçka e tillë do ta bëjë atë të ndihet më e qetë dhe më e sigurt. Të gjithëve na ka ndodhur të ndiejmë ankth dhe frikë se çfarë mund të ketë ndodhur në momentin që e telefonojmë dhe nëna nuk përgjigjet, për t’u qetësuar pas rreth 30 minutash kur shikojmë se na telefonon duke na thënë se kishte gjellën në zjarr dhe nuk mund të përgjigjej, se ishte duke pastruar shtëpinë, se kishte harruar telefonin në çantë e me rradhë. Në fakt duhet të jemi në që t’i telefonojmë asaj vazhdimisht, sepse ajo është nëna dhe nuk ka nevojë për një motiv për t’i telefonuar, këtë mund ta bëni edhe vetëm për t’i dëgjuar zëri, gjë e cila do t’ju bëjë ta ndieni pranë vetes edhe pse mund të jetë shumë km larg jush.

Marrëdhënia me nënën ndryshon me kalimin e kohës, dhe nga një vajzë tekanjoze, së cilës mendimet dhe këshillat e nënës i dukeshin në më të shumtën e rasteve të gabuara, shndërrohemi në një grua e cila ka nevojë të dëgjojë në mënyrë perdiodike ato këshilla dhe mendime “të gabuara” dhe “të dala mode”. Por çfarë na bën në përgjithësi t’i telefonojmë nënës të paktën një herë në ditë?

  1. Ke nevojë për mbështetje: ndërsa ajo i njeh shumë mirë dëshirat dhe shijet e tua. Kush më mirë se ajo do të udhëzonte për të bërë blerjen e duhur apo për të marrë vendimin e duhur.
  2. E kuptoni si është ndier: fëmijët e tu janë duke bërë dicka që as nuk të shkonte në mendje se do ta bënin, dhe ndoshta tani po të kujtohet se edhe ti ke dashur ta bësh, apo ndoshta edhe e ke bërë. Pse mos t’i telefonojmë nënës për t’i thënë se e kuptojmë si është ndier?
  3. Keni kaluar një ditë të lodhshme: keni kaluar një ditë të keqe në punë, keni kaluar një ditë të lodhshme në shtëpi, keni debatuar me shefin apo kolegen tuaj të punës? E kush më mirë se nëna mund t’ju dëgjonte me durim dhe vëmendje?
  4. Nuk punojnë pajisjet elektroshtëpiake: sigursiht që nëna duhet të telefonohet për t’i shprehur dashurinë, vlerësimin dhe mallin tuaj, por kush më mirë se ajo do të dinte t’ju jepte udhëzimin e duhur për të shkarkuar papastërtitë e lavatriçes, lavastoviljes etj? Nëna është ajo që gjithmonë e ka zgjidhjen “në xhep”.
  5. Duhen larë rrobat, kam takuar shoqen e…: ajo ka larë shumë veshje të tuat dhe gjithmonë e ka bërë në mënyrën e duhur. Pse të mos e pyes si mund ta bëj edhe unë? Ah meqe ra fjala nëna është ajo që dëgjon se çfarë filmi keni parë dje, se çfarë hëngrët sot në mëngjes, se dje në supermarket keni takuar shoqen e gjimnazit bashkë me burrin e saj, se shoqja jote e klasës tashmë është shtatëzanë… pra nëna është ajo që përveç dashurisë, ju jep edhe gjithë durimin dhe vëmendjen që ju keni nevojë për t’u ndier më mirë gjatë ditës!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X