5 arsye shkencore se përse gratë kanë më shumë ftohtë sesa burrat

0 0

Dihet botërisht tashmë se gratë kanë më shumë ftohtë se sa meshkujt, për shkak të kombinimit të arsyeve fiziologjike, hormonale dhe psikologjike.

Por çfarë thotë shkenca për këtë?

Femrat kanë më pak gjak në gjymtyrë sesa meshkujt

Në momentin që ftohemi, enët e gjakut në duar dhe këmbë sforcohen për të përcjellë qarkullimin e gjakut (dhe nxehtësinë) drejt qendrës së trupit tuaj, duke mbajtur organet tuaja jetësore të shëndetshme. Por meqënëse gratë kanë tendencën të kenë më pak gjak në gjymturë, ky qarkullim ndodh më shpejt dhe i lë gishtat e duarve dhe të këmbëve të ftohta. Në të vërtetë, studimet thonë se gratë ruajnë më shumë nxehtësi sesa meshkujt në përgjithësi, pasi kanë duart dhe këmbët e ftohta, mesatarisht 2.8 gradë celsius më pak se meshkujt.

Femrat kanë temperaturë të brendshme më të lartë por temperaturë sipërfaqësore më të ulët.

Ëstë e vërtetë se gratë janë më të ngrohta se meshkujt, kur bëhet fjalë për temperaturën e tyre të brendshme. Studiuesit kanë argumentuar se temperatura e lëkurës mund të jetë një mënyrë më efektive se sa temperatura e brendshme për të vërtetuar nëse një grua është ftohur ose jo. Dhe, siç rezulton, gratë kanë mesatarisht temperaturë më të ulët në sipërfaqe, në lëkurë sesa meshkujt.

Kanë ndryshime të rëndësishme hormonale

Estrogjeni mund të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut në duar dhe këmbë, dhe të rrisë temperaturën e brendshme të grave, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta, sidomos gjatë menstruacioneve. Hormonet gjatë lindjes mund ta përkeqësojnë këtë situatë. Në të njëjtën kohë, hormonet seksuale mashkullore si testosteroni mund të bëjnë të pandjeshëm një nga receptorët kryesorë të të ftohtit në lëkurë, zbulon hulumtimi, duke i bërë gratë që të ndiejnë gjithmonë ngrohtësi apo nxehtësi.

Nuk kanë aq imunitet sa meshkujt

Meshkujt kanë një shkallë metabolike që është rreth 23% më e lartë se ajo e femrave, që do të thotë se ata djegin kalori dhe ngrohin trupat e tyre më shpejt. Është e vërtetë që gratë kanë  rezerva më të mëdha të yndyrës (që shtojnë nxehtësinë), por yndyra nuk ndikon aq shumë sa muskujt për të ruajtur ngrohtësinë.

Të gjitha mikeshat e tyre kanë ftohtë

Nëse një nënë ka ftohtë, vajzat e saj po ashtu mund të kenë ftohtë, jo vetëm për shkak të trashëgimisë biologjike apo veshjeve të trasha, por edhe për shkak të diçkaje që disa shkencëtarë dhe sociologë e quajnë “I ftohti ngjitës”. Një studim zbuloi se temperaturat e dorës së njerëzve binin ndjeshëm nëse shihnin njerëz të tjerë që i zhytnin duart në ujë të ftohtë, duke treguar kështu se perceptimi i qetësisë mund të përhapet në mënyrë shoqërore. Pra, edhe nëse trupi i femrave nuk ka ftohtë, ka mendja e tyre. Sido që të jetë meshkujt duhet të tregohen zotërinj. T’i ngrohin duart e zonjushave në xhepin e palltove të tyre. 🙂          

Lexo edhe:Perse femrat sillen ashper me njera-tjetren?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X