Përveç vështirësive të tjera që ka një nënë që ushqen me gji fëmijën, shpesh ajo duhet të përballet edhe me kafshimet e të voglit.
Po pse kafshon fëmija teksa ushqehet me gji?
- Është i shpërqëndruar
Fëmijët lindin me aftësinë për të thithur qumësht, si e vetmja mënyrë e mbijetesës. Por kur janë duke pirë gji tek nëna, ata shpërqëndrohen nga gjithçka që shohin, i rrethon dhe hutohen, e padashje mund t’ju kafshojnë.
Çfarë mund të bëni: Lëreni fëmijën të përqëndrohet në atë që po bën, pa ia tërhequr vëmendjen duke e prekur në fytyrë, por mund t’i flisni me zë të qetë e të ulët.
- Nuk ndihet rehat me furnizimin me qumësht
Shumica e nënave përjetojnë ulje dhe rritje të nivelit të qumështit dhe kjo gjë e bezdis fëmijën, pasi do të përpiqet shumë duke lëvizur që të marrë sasinë e duhur të qumështit.
Çfarë mund të bëni: Kontrollohuni tek mjeku nëse mund të keni mastit dhe merrni masa për ta trajtuar që t’ju vijë mjaftueshëm qumësht.
- Po i dalin dhëmbët
Dalja e dhëmbëve mund të irritojë mishrat e fëmijës dhe ata ju kafshojnë si një mënyrë për të qetësuar veten.
Çfarë mund të bëni: Nëse ju kafshon për këtë aryse, ndaloni gjidhënien dhe vendosni një peshqir të butë tek mishrat e fëmijës. Shpjegojini se nuk duhet t’ju kafshojë ju.
- Mundoheni ta largoni fëmijën që të flejë
Fëmijës i pëlqen që ta zërë gjumi duke pirë, kështu që nëse e hiqni papritmas ai do të nervozohet e do t’ju kafshojë.
Çfarë mund të bëni: Nëse fëmijën tuaj e ka zënë gjumi në gji, fusni butësisht gishtin tuaj në gojën e tij, duke shkëputur gjirin dalëngadalë, por kurrsesi jo në mënyrë të menjëhershme.
- Ka dëshirë të eksplorojë
Foshnjat kënaqen shumë kur mësojnë e zbulojnë gjëra të reja. Nëse ata ju kafshojnë njëherë dhe shikojnë reagimin tuaj, do ta bëjnë sërish këtë gjë, për të parë sërish si do të reagoni. Fëmijët i tërheq shumë zbulimi i lidhjes shkak-pasojë.
Çfarë mund të bëni: Mos reagoni me zë të lartë e me tone të ashpra, sepse e trembni fëmijën. Thjesht tregojini se ky veprim është i dhimshëm për ju.
Lexo edhe: Gjidhenia, behuni nje eksperte
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu