5 arsye perse nenat jane me te stresuara se babai

0 0

Të jesh nënë nuk nënkupton vetëm përkujdesjen ndaj fëmijës, të jesh nënë duhet të kujdesesh edhe për shtëpinë, pastrimin e saj, larjen e rrobave, gatimin dhe shumë punë të tjera, të cilat se duket se nuk kanë fund asnjëherë! Shpesh mund të ndodhë që gruaja t’i referohet burrit të saj duke i thënë “kjo shtëpi nuk është vetëm një hotel”, dhe kjo ndodh zakonisht kur ajo kalon një pjesë të mirë të ditës duke pastruar dhe duke u kujdesur për fëmijët, ndërkohë që bashkëshorti i saj jo vetëm që nuk e ndihmon por nuk tregon as kujdesin më të vogël për të mos bërë rrëmujë duke mos vendosur sendet e tij në vendin e vet.
Shpesh rutina e një nëne përkufizohet midis zgjimit të mëngjesit, kujdesit ndaj fëmijëve, dërgimit të tyre në kopësht apo shkollë (nëse e frekuentojnë një të tillë), përgatitjes së ushqimeve e me rradhë, duke bërë që monotonia të mbizotërojë në jetën e saj, duke qënë gjithashtu edhe shkaku i stresit të saj, i cili është vërtetuar shkencërisht se është më i madh se tek babai.
Sipas një studimi amerikan të bërë në uniersitetin e Minesotës, është vërtetuar se nënat shpesh janë më pak të lumtura dhe më pak të kënaqura se baballarët, kjo pasi atyre ju duhet ta kalojnë kohën me fëmijët e tyre në një tjetër mënyrë, pra ato jo vetëm argëtohen me ta por edhe kalojnë vështirësitë e tyre, gjithashtu përballen çdo ditë edhe me punë të ndryshme shtëpiake, gjë e cila shkakton luhatje të humorit të tyre.
Ja cilat janë 5 motivet se përse nënat janë më të stresuara se baballarët:
1. Nënat janë shpesh vetëm

Shpesh ndërsa nënat janë duke u kujdesur për fëmijën e tyre, janë vetëm, ndërsa babai nuk është pothuajse asnjëherë vetëm. Kjo i bën nënat që të jenë më të stresuara se baballarët, pasi shpesh prezenca e një personi tjetër mund të ndikojë pozitivisht duke qënë se e bën nënën të mendojë se ka një mbështetje pranë saj.
2. Nënat pushojnë shumë pak, sidomos natën
Cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit apo pushimit që mund të bëjë nëna gjatë natës dhe ditës ndikon jo pak në humorin e saj. Në përgjithësi nënat të cilat gjatë natës nuk bëjnë një gjumë të mirë janë shumë nervoze dhe më pak energjike për t’u përballur me ditën. Babai rezulton të jetë më pak i lodhur në mëngjes duke qënë se ai gjatë natës mund të ketë bërë një gjumë të qetë duke qënë se nuk i është dashur të zgjohet shumë shpesh për t’u kujdesur për fëmijën. Në rastet kur babai vendos të ndihmojë nënën gjatë zgjimeve të fëmijës, gje e cila zakonisht ndodh kur fëmija nuk ushqehet me gji, nëna mund të jetë më pak e lodhur ditën tjetër, e megjithatë barra më e madhe sërish i takon asaj.
3. Kanë më pak mbështetje nga bashkëshorti
Nëse babai do të kujdeset për fëmijën e tij do të ketë pothuajse në çdo moment mbështetjën e nënës. E kundërta do të ndodhë kur nëna kujdeset për fëmijën e saj, ku jo rrallë gjendet e vetme pa asnjë ndihmë. Nuk janë të pakta rastet kur bashkëshorti edhe pse është në shtëpi nuk jep ndihmën e tij, por preferon të çlodhet nga stresi i punës së përditshme.
4. Puna
Shumë nëna kujdesen jo vetëm për shtëpinë dhe fëmijën e tyre, por edhe punojnë, gjë e cila ju mundëson të kenë të ardhura më të mira, por ndikon negativisht në humorin e saj.
5. I kushtojnë shumë pak kohë vetes së tyre
Nënat pothuajse në të gjitha rastet vendosin në plan të parë nevojat e fëmijës dhe të familjes, duke harruar nevojat e tyre. Sipas psikologëve amrikanë, nënat nuk duhet të jenë gjithmonë nën stres për të bërë gjithcka në perfeksion, ato duhet të gjejnë edhe pak kohë për t’u kujdesur për veten e tyre. Kjo do t’i bëjë ato të ndihen më mirë dhe më të qeta.

Lexo edhe:

Bashkeshorti im, i fiksuar pas mamit!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X