5 arsye përse është mirë të praktikoni kërcimin në shtatzani

0 0

Kërcimi është një formë e shkëlqyer për të qëndruar të shëndetshme, elastike dhe të qeta gjatë shtatzanisë. Ka kaluar koha kur gjyshet na këshillonin të lëviznim sa më pak gjatë muajve të pritjes së ëmbël. Tashmë edhe mjekët e këshillojnë akivitetin fizik në shtatzani dhe kërcimi është një ndër të rekomanduarit. Sidoqoftë nëse keni komplikime, duhet të konsultoheni me mjekun përpara se të kryeni çdo lloj aktiviteti.

 5 përfitimet e kërcimit gjatë shtatzanisë:

  1. Mbani trupin fleksibël.
  2. Ruani më së miri linjat.
  3. Tonifikoni muskujt.
  4. Një opsion shumë i mirë alternativ i palestrës nëse nuk dëshironi apo nuk mundeni ta frekuentoni.
  5. Ndihmon qarkullimin e gjakut dhe punon për të mbajtur zemrën dhe mushkëritë tuaja të shëndetshme gjatë shtatzënisë.

7 masat paraprake që duhen marrë gjatë kohës së vallëzimit gjatë shtatzënisë:

  1. Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë tuaj, sigurohuni që patjetër të bëni nxehje përpara se të vazhdoni me vallëzimin.
  2. Kjo do të përgatisë nyjet, ligamentet dhe muskujt tuaj për të përballuar presionin shtesë që do të ushtrohet gjatë vallëzimit dhe do të shmangni çdo shans të lëndimit.
  3. Kini parasysh që patjetër një këmbë të jetë në tokë, shmangni hedhjet.
  4. Nëse mendoni se nuk mundeni ose ndiheni e lodhur, ndaloni. Mos e sforconi veten.
  5. Gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë bëni kujdes me ruajtjen e ekuilibrit ndërsa barku juaj rritet.
  6. Shmangni format e kërcimit me shumë lëvizje e shkundje.
  7. Kur barku të rritet mund të jetë e vështirë të kërceni me partner. Praktikoni kërcimin vetëm.

Lexo edhe: A mund te kercej ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X