5  arsye  përse deti është i mirë për fëmijët

0 1

Këtu janë 5 arsye pse sjellja e fëmijëve tuaj në det është e mirë për ta:

Uji i kripur i detit është një tonik për traktin respirator, për lëkurën e thatë dhe për trajtimin e ekzemës.

Deti ndihmon një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më miqësore me mjedisin, pasi fëmijët qëndrojnë në kontakt me natyrën për një kohë të gjatë. Përfitimet vijnë jo vetëm nga kontakti me ujin, por edhe nga peshqit e vegjël që mund të shihen në cekëtitë ose gaforret në shkëmbinj që mund të bëhen “miqtë e rinj” me të cilët do të afrohen fëmijët tuaj.

Dielli është i mirë për kockat e fëmijëve, për gjendjen e tyre shpirtërore dhe inkurajon gjumin. Padyshim, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vegjëlit të ekspozohen ndaj diellit vetëm gjatë orëve më pak të nxehta dhe kur dielli nuk është shumë i fortë.

Për fëmijët, plazhi është një laborator i vërtetë natyror: ngadalë ata njihen me ujin, përjetojnë ndjesi të ndryshme prekëse dhe provojnë kontakte të ndryshme me botën që i rrethon si rëra e lagur ose e thatë. Një shesh lojërash i madh ku ata mund të mësojnë shumë.

Fëmijët argëtohen në plazh, duke luajtur dhe duke përsëritur pafund aktivitetet e tyre të preferuara. Ata lehtësisht do të krijojnë miqësi të reja me fëmijë të së njëjtës grupmoshë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, gjatë natës fëmijët flenë me të vërtetë mirë, duke na lënë ne prindërit të shijojmë disa orë qetësi.

Lexo edhe: 7 arsye pse duhet t’i merrni fëmijët me vete në plazh






  1. gate io giriş

    I am an investor of gate io, I have consulted a lot of information, I hope to upgrade my investment strategy with a new model. Your article creation ideas have given me a lot of inspiration, but I still have some doubts. I wonder if you can help me? Thanks.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X