Rasti i përdhunimit në Kavajë, analizë nga psikologia Lorela Garuli

0 0

Kryefjala e mediave dhe opinionit publik gjatë ditëve të fundit ka qenë rasti i përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë. Pavarësisht ngjyrimeve politike që ka marrë çështja, nuk duhet të harrojmë se protagoniste e saj është një e mitur, e cila është në fazat e para të adoleshencës, një periudhë që konsiderohet e vështirë në çdo situatë, aq më tepër në kushtet e saj.

Bëhet fjalë për një vajzë që ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me disa persona nën shantazhin e tyre. Me rëndësi është të kuptojmë se kjo ngjarje nuk mund të ndodhë krejt papritur në një ditë të caktuar.

Secili nga personazhet e kësaj historie vjen nga një realitet shoqëror, familjar, ekonomik, intelektual etj. Është e pamundur që një 13- vjeçar të vendosë papritur të bëjë një veprim të tillë, apo që një viktimë të marrë guximin papritur të rrëfejë çfarë ka ndodhur.

E gjithë kjo është shumë komplekse dhe nuk fillon e nuk mbaron në periudhën që ka ndodhur historia.

Janë shumë faktorë që ndikojnë në formimin e një adoleshenti, që shërbejnë si model, që krijojnë komoditetin ose jo të kryerjes apo rrëfimit të një veprimi (ose moskryerjes e mosrrëfimit të tij).

Prandaj është shumë e vështirë të vihet gishti mbi një, dy, 10 apo 100 individë për t’u quajtur fajtorë në këtë çështje.

Edukimi nuk ndodh brenda ditës, as muajit, as vitit. Fillon që në ditët e para të jetës, ose ndoshta më herët. Duke marrë parasysh se rastet e përdhunimit, shantazhimit, apo edhe më keq të marrjes së jetës janë shtuar, është e dukshme se diçka nuk po shkon si duhet në shoqërinë tonë të madhe (familje, shkollë, rreth shoqëror etj).

Nëse do të vazhdojmë të përpiqemi të gjejmë fajtorë (kur fajtorët nuk janë individët po gjithë strukturat ndikuese në jetën e një fëmije që nesër do të jetë një i rritur), ne vetëm sa do të kemi një temë më shumë për të biseduar deri në rastin e viktimës së radhës.

Prandaj ekspertët e fushave të ndryshme, ndër to dhe psikologia Lorela Garuli vë theksin tek parandalimi i ngjarjeve të tilla.

Por si mund të arrijmë t’i parandalojmë këto ngjarje përpara se të dëgjojmë sërish në lajme për një tjetër viktimë të abuzimit të formave nga më të ndryshme?

Një analizë nga psikologia Lorela Garuli

Në një kohë që episodi i ndodhur së fundmi në Kavajë është keqpërdorur nga politika në një mënyrë shumë të shëmtuar, cinike, duke treguar arrogancë, pandjeshmëri, mungesë etike dhe humanizmi, dëshmohet qartë që nuk ka një “fajtor” të vetëm në gjithë këtë histori.

Analizat, komentet dhe përgojimet nuk janë aspak të dobishme për viktimat e dhunës seksuale dhe për familjet; por në vend të tyre do të ishte planifikimi i strategjive të duhura për parandalimin e këtyre ngjarjeve.

Si mund të bëhet kjo?

Duke kuptuar në radhë të parë që përdhunimi është shumë i vështirë të raportohet, për shumë e shumë arsye, sidomos kur viktimat janë minorene. Ngjarje të tilla tregojnë jo vetëm për besimin e ulët që kanë individët tek sistemi dhe strukturat përkatëse që duhet në fakt të vinin në ndihmë, por njëkohësisht dëshmojnë sesa e ngurtë dhe e mbyllur është marrëdhënia prind-fëmijë. Pra, një rrugë e sigurt dhe fillestare për të rritur parandalimin, është përmirësimi i komunikimit në familje.

Së dyti, fuqizimi i raportit të shkollës me familjen, ku në të njëjtën kohë mësuesi të ketë të qartë në radhë të parë rolin e tij edukues, që kalon përtej arsimimit dhe përcjelljes skematike të njohurive. Gjithashtu, kurrikulat shkollore duhet t’i dedikojnë më shumë hapësira lëndëve, ku fëmijët të edukohen mbi shprehi praktike dhe konkrete të zhvillimit emocional, të të kuptuarit të emocioneve të tyre, si të menaxhojnë ankthin, pasigurinë, ndjenjat negative, ku të drejtohen për ndihmë. Pra, është e domosdoshme që fëmijëve t’u jepet mesazhi se ata dëgjohen, pranohen, ndihmohen dhe mirëkuptohen nga të rriturit; si parakushte për një fëmijëri të shëndetshme dhe të qetë.

Lexo edhe: Perdhunojne gruan ne koma, sjell ne jete femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X