10 gra magjepsëse që po ndryshojnë botën

0 0

Ka shumë gra në botë që meritojnë njohjen për punën e mrekullueshme që ato bëjnë. Këto gra formësojnë të ardhmen e botës dhe po ndryshojnë mendimet dhe stereotipet sociale. Për shembull, në ditët e sotme gratë biznesmene tashmë përfaqësojnë më shumë se 1/3 e të gjithë njerëzve të përfshirë në aktivitetin sipërmarrës dhe ky numër po rritet çdo ditë.

Në listën e mëposhtme ju tregojmë 10 gra të mahnitshme që po ndryshojnë botën duke dëshmuar kështu se sa të mëdha mund të jemi ne femrat kur guxojmë.

1.Sabrina Paterski: “Ajnshtajni i ri”. Ajo është një fizikante amerikane nga Çikago, e cila ka bërë gjithë botën të flaës për të. Edhe revista Forbes e ka quajtur 25-vjeçaren “Albert Ajnshtajn i ri” Ajo u vlerësua nga fizikanti George Takei, u promovua fillimisht nga reperi Chris Broën dhe madje iu premtua një punë nga Jeff Bezos (njeriu më i pasur i planetit).Kur e sheh këtë vajzë, nuk mund të besosh që njerëzit si ajo ekzistojnë. Ajo nuk është vetëm e bukur dhe e zgjuar, por ajo është një gjeni. Ndërmjet moshës nga 12 deri në 14 vjeç, ajo ndërtoi një aeroplan të sajin të cilin e quajti Zenith Zodiac, i cili kushtonte rreth 36,000 dollarë. Në moshën 16-vjeçare, ajo ishte në gjendje të fluturojë si pilote e re.

2. Malala Yousafzai: Luftëtarja për edukimin e grave dhe fëmijëve. Ajo është një vajzë 21 vjeçare nga Pakistani e cila ka bërë shumë për ta ndryshuar këtë botë për mirë. Ndonëse në moshë të re ajo mori titullin “qytetari më i shquar i vendit” nga ish-kryeministri Shahid Khaqan Abbasi. Së bashku me fondin e saj, ajo lufton për të drejtat e njeriut dhe edukimin e femrave. Nuk është as e mundur të përshkruhen të gjitha arritjet e saj në këtë artikull të shkurtër.Ajo ka bërë shumë ndonëse në moshë fare të re për moshën e saj të re dhe ka qenë fituesja më e re e çmimit Nobel. Ajo gjithashtu ka publikuar 2 libra dhe fondi i saj “thyen pengesat që nuk lejojnë më shumë se 130 milionë vajza në mbarë botën të shkojnë në shkollë në shkollë”.

2

3. Jane Goodall: “Gruaja që i dha një kuptim të ri fjalës njeri”. Ajo është një nga gratë më të mëdha në të gjithë botën pasi jo vetëm që po lufton fort për të drejtat e kafshëve por po përpiqet që ta bëjë botën tonë një vend më të mirë. Goodall revolucionarizoi studimin e gjitarëve, dhe gjeti një qasje të re për sjelljen e kafshëve. Ne njerëzit nuk jemi të vetmëm në këtë planet! Në një nga intervistat e saj ajo thotë: “Duket sikur puna ime po merr frutet gjithnjë e më shumë duke u dhënë njerëzve shpresën që në vend që të mos bëjnë asgjë dhe të zhyten në depresion, ata mund të bëjnë diçka të mirë. Është shumë e qartë për mua se nëse nuk marrim masa për të krijuar një botë të mirë për stërnipërit tanë, më mirë të mos bëjmë fare fëmijë.

3

4. Melinda Gates: “Një grua që ngre zërin, është një grua e fortë”. Forbes e quajti Melinda Gates gruan më të fuqishme në filantropi (dashuri ndaj njerëzimit A mund të imagjinoni se në fondacionin e saj bamirës ajo ka plot 40 miliardë dollarë? Kjo grua nuk është vetëm një filantrop dhe një grua biznesi, por një avokate e pasionuar qe mbron gratë dhe vajzat.Në vitin 2016 ajo njoftoi misionin e saj të ri se do të punonte rreth mungesës së grave në teknologji.  “Për mua, industria e teknologjisë është një nga vendet më të mira për të punuar në këtë epokë ku po jetojmë. Nëse do më duhej të punoja një punë tjetër do të zgjidhja shkencën biologjike pse teknologjinë. Çdo kompani ka nevojë për teknologji, por ende janë të pakta gratë që diplomohen në këtë fushë dhe kjo nuk është gjë e mirë për shoqërinë. Ne duhet ta ndryshojmë atë. “

4

5.Aung San Suu Kyi: “Gruaja që mundi gjeneralët”. Ajo është një frymëzim për shumë prej nesh sepse kurrë nuk ka hequr dorë nga lufta kundër dhunës pavarësisht nga të gjitha vështirësitë! Gratë si kjo mund të sundojnë botën. Për shkak të mendimit të saj të hapur, Aung u la në arrest shtëpiak për pothuajse 15 vite në periudhën kohore 1989-2010, duke u bërë një nga të burgosurat politike më të shquar në botë. Por edhe gjatë këtij arrestimi, ajo u nderua me Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit në vitin 1990 dhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991! Ajo ka ndryshuar patjetër shumë mendje të njerëzve dhe kishte një ndikim të madh në historinë e vendit të saj. Ajo ka fuqi të mrekullueshme për të qëndruar e palëkundur rreth bindjeve të saj dhe në mbrojtje të të tjerëve.

6.Ellen Ochoa është një inxhiniere amerikane dhe një ish astronaute, dhe natyrisht një heroinë për shumë njerëz! Ajo bëri 4 fluturime me anije në hapësirë dhe u bë gruaja e parë spanjolle që fluturoi në hapësirë. Uau! Çfarë idhulli i madh për fëmijët. Ochoa bëri një kontribut të madh për gjithë shoqërinë njerëzore dhe krijoi sisteme optike për kryerjen e përpunimit të informacionit duke hapur rrugën për prodhimin e robotëve. Ochoa ka marrë shumë çmime, midis të cilëve është Medalja e Shërbimit të Veçantë të NASA-s në 1997.

7.Linda J. Wachner: Një gjeni kreativ në biznes. Ajo nuk është thjesht një grua e madhe por një revoluvionare e vërtetë. Linda shkatërroi mendimin social rreth grave në biznes duke u bërë shembull për shumë vajza të reja që duan të jenë të suksesshme në biznes. Të gjitha këto erdhën Por të gjitha këto arritje erdhën në moshën 11 vjeçare pasi ajo qëndroi plot një vit e ngujuar në një vend për shkak se të gjithë trupin ju desh tia vendosnin në allçi. Ajo ëndërronte të ecte përsëri dhe asgjë nuk mundi ta ndalte. Në vitin 1992, Ëachner u quajt si gruaja më e suksesshme në Amerikë dhe në vitin 1993 një nga bosët më të rrepta. Mund të ketë shumë diskutime rreth mënyrës se si ajo sillej ndaj punonjësve dhe biznesit të saj, por nuk ka asnjë dyshim se ajo ishte një lidere e vërtetë.

7

8.Steph Gabriel: “Plastika nuk është fantastike.” Kjo vajzë është një aktiviste e bukur, një sipërmarrëse dhe një shkencëtare e marinës. Por gjëja kryesore për të cilën merakoset është mjedisi. Në vitin 2014, Steph themeloi një kompani që shet rroba banje të bëra nga shishe plastike dhe rrjeta të braktisura peshkimi, të nxjerra nga oqeani. Kjo ishte një ide e mrekullueshme. Slogani i saj është “shpëtoni oqeanin, blini një palë bikini”. Qasja e saj mjedisore në biznes inkurajon njerëzit të mendojnë për përdorimin e plastikës në jetën e tyre dhe të ardhmen e planetit tonë.

8

9.Yusra Mardini: “Nga refugjate në olimpiadë”. Ajo është vetëm 20 vjeç, por historia e saj është një motivim për shumë prej nesh. Yusra ka lindur në Siri dhe kur shtëpia e saj u shkatërrua gjatë luftës, ajo vendosi të ikë në Greqi me 18 emigrantë të tjerë. Një veprim sa i guximshëm aq dhe i rrezikshëm. Motori u ndal dhe gomonen me të cilën ajo udhëtonte filloi ta merrte rrjedha në Detin Egje. Por Yusra, motra e saj dhe 2 persona të tjerë e shtynë barkën për më shumë se 3 orë derisa arritën në Lesbos. Ajo është një heroinë e vërtetë që di të ndërmarrë veprime. Sot Yusra jeton në Gjermani dhe është bërë anëtare e Ekipit të Atletëve Olimpikë të Refugjatëve. Përkundër gjithçkaje, ajo i ka dëshmuar të gjithë botës se ajo është e mrekullueshme dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro në 2016.

9

10.Danielle Fong: Të kemi energji të lirë dhe të pastër. Danielle u pranua në kolegj në moshën 12-vjeçare (në Amerikë njerëzit futen në kolegj në moshën 18 vjeçare ose edhe më herët, në varësi të performancës së tyre). Kur ishte 22 vjeç, Fong, me miqtë e saj, themeloi një kompani fillestare të quajtur LightSail Energy. Ata zhvillojnë një formë të ruajtjes së energjisë. Kjo është diçka që mund të ndryshojë të ardhmen e planetit tonë. Ajo u njoh nga Forbes në vitin 2011 si një sipërmarrëse dhe u konsiderua si një person që “mund të shpëtojë botën”.

10

Cila prej tyre ju duket gruaja më e mrekullueshme? Do të shtonit ndonjë shqiptare në këtë listë? Shpërndani mendimin tuaj në koment.

Lexoni edhe:Balerina pa dore i habit te gjithe me profesionin e saj, frymezuese






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X