4-vjeçarja e verbër u dërgon shokëve të kopshtit letrën prekëse: Do t’ju lutesha të më afroheni…

Fillimi i kopshtit është një hap i madh për çdo fëmijë, dhe për çdo prind por kur fëmija është me nevoja të veçanta ky hap mund të jetë edhe më nervoz, kështu që kjo nënë ka vendosur të bëjë diçka për t’ia bërë më të lehtë fëmijës së saj.




0 0

Katërvjeçarja Fibi ka shikimin e dëmtuar, dhe edhe pse i pëlqen shumë që të bëjë miq të rinj dhe të bëjë të njëjtat gjëra që fëmijët e tjerë zhvillojnë në moshën e saj, ndonjëherë mund të jetë pak më e vështirë për bashkëmoshatarët e saj, dhe për të rriturit që ta kuptojnë.

Kjo është arsyeja pse ajo dhe nëna e saj, Obri vendosën të shkruajnë një letër për t’jua dërguar në shtëpi të gjithë shokëve të kopshtit në javën e parë të shkollës.

Letra prekëse përshkruan disa nga aftësitë mbresëlënëse të Fibit: Për shembull, ajo ka një ndjesi të mahnitshme dëgjimi dhe pavarësie për të bërë një sërë gjërash vetë, që nga ngjitja e shkallëve e deri për t’i dhënë vetë biçikletës me tre rrota. Por ka edhe gjëra për të cilat do të donte që ta ndihmonin: “Më pëlqen të di se çfarë ndodh rreth meje, prandaj mos hezitoni të më jepni përshkrime sepse nuk shoh gjithçka. Unë bëj një shumë pyetje sepse dua të di shumë gjëra.”

Ja letra e plotë:

“Përshëndetje, emri im është Fibi. Unë jam në klasën e Z. Boyd me fëmijët tuaj dhe kam dashur të dërgoj në çdo shtëpi një shënim për të gjithë shokët e kopshtit në rast se ata kanë ndonjë pyetje për mua. Kopshti është një hap i madh për të gjithë ne, por unë jam shumë nervoze pasi shikimi im është i dëmtuar. Unë shoh afër dhe shoh ngjyra nëse përpiqem fort por pjesën më të madhe të gjërave e shoh turbullt. I përdor shumë duart e mia sepse ndjesia e kontaktit më jep shumë informacione, njëlloj sikur të ishin sytë e mi. Kam një dëgjim të mrekullueshëm dhe mund të identifikoj shumë tinguj. Nëse nuk e njoh një tingull unë do të pyes se çfarë është, por mos hezitoni të më tregoni sepse unë dua të di / të mësoj rreth tingujve të rinj. Unë jam me të vërtetë e mirë në njohjen e zërave – zakonisht mund të them se kush është në dhomë thjesht duke i dëgjuar zërin. Do t’ju lutesha që të më afroheni dhe të më përshëndesni ose të më prezantoheni nëse nuk ju njoh. Kështu do ta njohim më mirë njëri-tjetrin.

Ndonjëherë mund të kem nevojë për një ndihmë të vogël për disa gjëra, por një herë ndoshta do t’ju duhet të më mësoni pasi unë jam në gjendje të bëj shumicën e gjërave për veten time. Problemet e mia me shikimin nuk më ndalojnë të bëj të gjitha gjërat që bëjnë fëmijët në moshën time. Unë mund t’ju jap disa shembuj: Më pëlqen të luaj në rërë jashtë, të rrëshqas në rrëshqitëse, të hipi në biçikletë me tre rrota. Në fillim nuk isha e sigurt për daljen në natyrë por sapo mësuesit e mi më nxorën jashtë dhe më përshkruan se ku ndodhej gjithçka, u ndieva rehat dhe nuk kisha nevojë për ndihmë. Shkoj rrëshqas, ndërtoj kuaj prej rere dhe i jap biçikletës vetë. Një gjë që nuk mund të bëj është se nuk e kap dot topin ose të luaj lojëra sportive dhe nuk është e nevojshme të më ftoni në të tilla sporte.

Ju do të më shihni që unë eci duke përdorur një shkop të bardhë. E përdor këtë shkop pasi dua të jem e pavarur. Ai më ndihmon për të më dhënë shumë informacione rreth gjërave që ndodhin përreth dhe më mban të sigurt.

Unë jam shumë e mirë në përdorimin e shkopit tim dhe unë nuk kam nevojë për ndonjë ndihmë.

Më pëlqen të di se çfarë ndodh rreth meje, prandaj ju lutem mos ngurroni të më jepni përshkrime, sepse nuk shoh gjithçka. Unë bëj pyetje shumë sepse duhet ta di.

Unë po të dërgoj këtë shënim, sepse i dua shokët e rinj dhe dua të bëj gjithçka që mundem për t’u bërë shoqja jote.

Të lutem mos ki frikë të më afrohesh dhe nëse nuk je i sigurt për diçka mund të pyesësh mamin ose babin tim. Ata nuk do të ofendohen nga pyetjet tuaja por do t’ju vlerësojnë që po interesoheni.

Faleminderit për kohën që ju desh për të lexuar letrën time.

Me dashuri, Fibi. “

Lexo edhe: Letra që “Salome” i dedikoi së bijës para se të ndahej nga jeta

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X