Prindërit që kanë fëmijë të vegjël, rreth moshës mbi një vjeç, që fillojnë të eksplorojnë, e dinë shumë mirë rrezikun nëse i lënë fëmijët qoftë edhe për pak çaste jashtë vëmendjes së tyre. Megjithatë, me aq shumë punë e angazhime sa ka një prind, mund të ndodhë që fëmija të vendoset para rreziqeve në ambiente të ndryshme si brenda e jashtë shtëpisë.
Laura Forrester, nëna e tre fëmijëve të vegjël, përjetoi këtë moment të frikshëm kur vajza e saj 2-vjeçare, Andie, ra në pishinën e tyre në oborrin e shtëpisë. Për fat të mirë, vëllai i saj 4-vjeçar, Grei, ishte aty për ta shpëtuar.
Kur Forrester u transferua në një shtëpi të re në Knoxville, Tenes, ajo mori të gjitha masat paraprake që mund të mendonte për ta bërë pishinën të parrezikshme për fëmijët.
Forrester instaloi një gardh sigurie, vendosi alarme në dyer dhe u tha fëmijëve të saj që të mos shkonin kurrë në pishinë pa një të rritur.
Por edhe me të gjitha këto masa sigurie, Andie e gjeti rrugën e saj dhe ra në pishinë ndërsa vëmendja e Forrester ishte diku tjetër. Vëllai i saj më i madh Gray, i cili ishte 4 vjeç në atë kohë, vuri re që ajo nuk ishte në gjendje të qëndronte dhe u hodh në ujë për ta shpëtuar.
“Unë i kapa barkun. Po përpiqesha ta ngrija që të mund të merrte frymë”, – tha vëllai. Andie thërriste, “Ai më shpëtoi”.
Forrester nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur, pasi fëmijët kishin qenë me të vetëm disa minuta më parë. “Andie u ngrit dhe tha:” Unë rashë në pishinë! Unë rashë në pishinë! ‘
Ndërsa Forrester është mirënjohëse që Andie mbijetoi dhe Grei ishte në gjendje të vepronte në mënyrë aq heroike, sidomos për moshën e tij, ajo gjithashtu po shfrytëzon rastin të paralajmërojë prindërit e tjerë. Andie tashmë është regjistruar në mësimet e notit.
“Nëse njerëzit e dëgjojnë këtë histori dhe ata jetojnë afër ujit, liqenit ose një pishine ose çfarëdo qoftë, mendoni të regjistroni fëmijët në kurse noti, sepse pavarësisht masave paraprake që ju merrni, e keqja ende mund të ndodhë”, tha Foresster.
Lexo edhe: Shpëtoi motrën e vogël nga vdekja, heroi 12-vjeçar
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu