4 rregullat kryesore te dietes

0 0

Pas lindjes, por jo vetëm, gruaja e ndien të nevojshme të ndjekë një dietë të caktuar në mënyrë që të mund të rrëzojë peshën e tepërt nga trupi i saj. Por ndonjëherë, për shkak të mungesës së informacinit apo edhe për shkak të nevojës urgjente të rënies nga pesha, ajo ndërmerr dieta shumë të rrepta dhe aspak të shëndetshme. Nëse edhe ju keni menduar të ndiqni një të tillë duhet të kini parasysh disa nga rregullat më të rëndësishme të një diete.
1. Mos e lini pa ngrënë mëngjesin
Mëngjesi ideal? Kos me fruta të freskëta, drithëra integrale ose bukë të thekur me marmelatë pa përmbajtje të lartë sheqeri. Evitoni produktet industriale. Edhe një briosh i përgatitur në shtëpi do të ishte zgjedhje e mirë.
2. Konsumoni ushqim mes vakteve
Mund të konsumoni copa perimesh, si për shembull karota, finok, kërcell selinoje, ose kos me fruta nëse nuk e keni konsumuar në mëngjes. Një alternativë do të ishin edhe frutat e thata.
3. E filloni dhe e përfundoni vaktin me perime
Idealja do të ishte të fillonit vaktin me një sallatë ose supë perimesh, pra ta mbushni barkun me këto ushqime në momentin që ndieni më tepër uri. Më pas mund të konsumoni karbohidratet dhe proteinat si për shembull peshku, mishi, veza dhe më pas përfundoni me një pjatë perimesh.
4. Mos konsumoni një pjatë të vetme
Një tjetër rregull konsiston në mos konsumimin e një pjate të përbërë vetëm nga karbohidratet apo proteinat gjatë një vakti pasi mund të konsumoni më shumë ushqim. I kombinoni karbohidratet dhe proteinat bashkë në një pjatë të vetme.

Lexoni edhe: Menu javore per te qene ne forme pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X