1. Përpiquni që çdo ditë t’i bëni fëmijës tuaj sa më pak pyetje që kërkojnë përgjigje të shkurtra si “po” dhe “jo”. Në të vërtetë, ato duhet të jenë të tilla që të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës. E pyesni fëmijën si e kaloi ditën dhe çfarë bëri, duke mos përdorur pyetje “mirë kaloi dita sot”? Kjo do ta inkurajojë atë për të zhvilluar një komunikim të mirë në të ardhmen me personat që e rrethojnë.
2. E pyesni fëmijën në lidhje me marrëdhëniet e tij me shokët në përgjithësi, dhe me një shok në veçanti. Ndaloni më tepër tek ata persona që mendoni se kjo është e nevojshme. Asnjëherë mos e ndaloni në mënyrë të ashpër fëmijën për t’u shoqëruar me një shok. Nëse mendoni se tek një prej tyre dicka nuk shkon, duhet t’ja arsyetoni këtë fëmijës tuaj, në të kundërt e vetmja gjë që do të arrini është humbja e besimit të tij.
3. Si do ta kalojmë ditën/mbrëmjen sot? Do të shikojmë një film së bashku? Disa aktivitete do ta ndihmojnë fëmijën të qetësojë mendjen dhe të ndihet i relaksuar.
4. “Unë e di që ti e bën edhe vetë këtë gjë, por nëse ke nevojë për ndihmë më thuaj”, këtë mund t’ja përsërisni shpesh atij. Nëse fëmija është mësuar t’i bëjë pa ndihmën tuaj gjërat e vogla nuk do të kërkojë ndihmën tuaj edhe për gjërat e mëdha, për këtë arsye duhet të hidhni hapa të vegjël. Në fakt, nëse ju do të ofroheni ta ndihmoni atë në çdo moment, ju do të jeni gjithmonë pranë tij. Por le të mos keqkuptohemi, kjo nuk do të thotë se duhet të ofroheni të bëni gjithçka për të, edhe atëherë kur nuk është e nevojshme.
Lexoni edhe: 6 menyra per ta bere femijen te suksesshem

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu