Gjatë shtatzanisë gruaja fokusohet në ecurinë e mirë të saj dhe ardhjen në jetë të bebit. Pas lindjes trupi i gruas fillon të kthehet në normalitet, megjithatë do të duhet njëfarë kohe që gjithçka të qetësohet. Ndërkohë gruaja mund të përballet me disa probleme, ndër të cilat:
Konstipacioni
Kjo mund të ndodhë për disa arsye si: ulja e lëvizjes së zorrëve, përdorimi i anestezikëve gjatë lindjes, ulja e tonifikimit të muskujve në zonën abdominale, medikamentet e përdorura pas lindjes, vitaminat e përdorura kryesisht me përmbajtje hekuri, frika e shtyrjes si pasojë e hemorroideve etj. Uji, dieta me fibra si edhe ushtrimet janë shumë të rëndësishme.
Gazrat
Kjo ndodh si pasojë e shtrëngimit që kanë pësuar muskujt dhe nervat rreth zorrëve tuaja. Gjithashtu gjatë një lindje me operacion ajri mund të ketë ngelur brenda trupit tuaj dhe i duhet pak kohë të dalë. Pijet e ngrohta (çajrat) do t’ju ndihmojnë (kujdes nëse ushqeni me gji).
Ndjesia e defekimit
Gjatë lindjes mund të jenë dëmtuar muskujt dhe nervat e zorrëve dhe për këtë arsye ju shpesh mund të ndieni ndjesinë e defekimit. Kjo gjendje largohet brenda pak muajve.
Problemet emocionale
Si pasojë e ndryshimeve që po ndodhin në jetën tuaj ju do të ndiheni të stresuara dhe për pasojë sistemi nervor do të ulë fluksin e gjakut në aparatin tretës, duke shkaktuar gjithashtu edhe spazma në muskujt e këtij aparati. Gjithashtu aciditeti në stomak do të rritet si pasojë e stresit duke shkaktuar refluks acid. Stresi gjithashtu mund të shkaktojë edhe të përziera, diarre ose konstipacion. Komunikimi me njerëzit e afërt dhe një dietë shumë e shëndetëshme është zgjidhja e duhur.
Lexoni edhe: Problemet me te shpeshta te shtatzanise dhe zgjidhjet me te mira

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu