Pra ju dhe bashkëshorti juaj jeni duke e marrë seriozisht në konsideratë mendimin e sjelljes në jetë një fëmijë. Urime! Por para se të përpiqeni për të ngjizur fëmijën tuaj, duhet të dini se cilat ushqime duhet të evitoni si edhe cilat gjëra duhet të përmirësoni në lidhje me stilin tuaj të jetesës.
Ja cfarë duhet të evitoni:
1. Evitoni peshkun me shumë merkur
Nëse e pëlqeni shumë peshkun duhet të përpiqeni të mos përdorni atë me përmbajtje të lartë merkuri si për shembull peshku ton dhe peshku shpatë, të paktën 3 muaj para fillimit të përpjekjes për një shtatzani.
2. Mos konsumoni soda dhe lëngje frutash
Nëse mendoni të sillni në jetë një fëmijë duhet të evitoni konsumimin e sodës dhe lëngjeve të frutave, pasi ndikojnë në fertilitetin tuaj për shkak të sheqerit të lartë që përmbajnë. Gjithashtu eleminoni yndyrat “jo të mira”.
3. Mos konsumoni shumë alkool
Alkooli ka efekte shumë negative në fertilitet dhe abort. Nëse kërkoni një shtatzani nuk duhet ta konsumoni në sasi të mëdha, por në mënyrë të moderuar, për shembull një apo dy gota në fundjavë.
4. “Braktisni” kilet e tepërta
Mbipesha mund të jetë një faktor që ndikon negativisht në ovulim, për këtë arsye duhet të tregoni shumë kudjes me peshën tuaj trupore. Është vërtetuar se gratë me BMI midis 24 dhe 30 janë më tepër fertile
Disa zakone të shëndetshme:
1. Masni nivelin e tiroides
Hipotiroidizmi është një problem që haste shumë shpesh tek gratë. Niveli i ulët i hormonit të tiroides mund të ndikojë në lëshimin e vezës nga ovaret (ovulimi), gjë e cila shkakton infertilitet. Në shtatzani një gjendje e tillë mund të shkaktojë abort.
2. Kryeni vaksinat e nevojshme
Nëse nuk jeni vaksinuar gjatë viteve, është momenti ta bëni, për këtë arsye duhet të flisni me mjekun tuaj gjinekolog. Zakonisht kjo rekomandohet të bëhet 3 muaj para fillimit të shtatëzanisë. Sëmundjet të cilat ato mbajnë larg jush janë shumë të rrezikshme për shëndetin tuaj dhe të fëmijës.
3. Merrni vitaminat e nevojshme
Është shumë e rëndësishme marrja e acidit folik që tre muaj para se të mendoni të ngjizni një fëmijë. Gjithashtu një ide e mirë do të ishte marrja e vitaminës B12 me anën e dietës ushqimore, vitaminën B6 dhe omega-3 (vaj peshku), të cilat mendohet se luftojnë problemet e infertilitetit.
4. Kryeni ushtrime fizike
Studimet kanë treguar se kryerja e një veprimtarie të moderuar fizike rrit fertilitetin. Rekomandohet kryerja e të paktën 30 minutave ushtrime në ditë, për 5 herë në javë.
5. Largoni stresin
Nuk duhet të përqëndroni të gjitha mendimet e ditës tek shtatzania që prisni të ndodhë. Mos u shqetësoni për çdo gjë që ju rrethon. Duhet të jeni sa më e qetë nëse jeni duke u përpjekur për një shtatzani.
Lexoni edhe: Javet e para te shtatzanise. Cfare duhet te beni?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu