38 mendimet qe pershkojne mendjen e nenes ndersa femija nuk fle

0 0

Gjumi është një prej shqetësimeve më të mëdha të nënave me fëmijë të vegjël, madje shumë nëna mund të kalojnë 2 apo më shumë orë duke e tundur fëmijën e saj, i cili duket se nuk ka ndër mend të flejë gjumë. E ndrsa fëmija nuk fle në mendjen e nënës mund të kalojnë lloj lloj mendimesh.
Le të shohim se cilat janë disa prej tyre.
1. Më në fund ora e gjumit, shpresoj të flejë shpejt.
2. Për pak fillon filmi im, deri atëherë djali/vajza do të ketë fjetur dhe do ta shikoj e qetë.
3. Nuk po qan shumë, do jem në gjendje ta qetësoj për pak minuta.
4. Bobo, filloi të qajë edhe më shumë.
5. Më mirë tat und apo t’i këndoj diçka pasi kështu ndoshta edhe qetësohet.
6. Mos duhet ta ndërroj sërish, mos ka uri, apo mos nuk i vjen gjumë?
7. Ta mendosh që kur të rritet do dojë të flejë aq shumë sa mezor do ta ngrejmë nga krevati.
8. Ka gjithë ditën që nuk fle, nuk e kuptoj nga e gjen gjithë këtë energji që qëndron akoma zgjuar.
9. Mund të flesh ndonjëherë zemra ime, je shumë i vogël.
10. Marshalla sa i rëndë je, vdiqa nga krahët.
11. Mos duhet ta le të rrijë edhe pak dhe të provoj sërish më vonë? Jo jo po pres edhe pak më mirë.
12. Jo të lutem mos qaj se nuk duroj dot më, të lutem!
13. Cfarë fytyre të vogël dhe të bukur ka.
14. Kam një orë që këndoj këtë ninullë dhe as e ka ndër mend të flejë.
15. U qetësua pak, të shikoj njëherë telefonin (dhe ndërkohë e mbulon telefonin me batanije për të bërë sa më pak dritë).
16. Se kuptoj si argëtoheshin më parë njerëzit kur nuk kishte telefona.
17. Bobo, filloi sërish të bërtasë.
18. Më duket sikur sa herë unë mendoj se kur do të qetësohet ai bën më keq, më mirë të mendoj diçka tjetër. Mos vallë janë mendimet e mia negative që e bëjnë të qajë edhe më shumë?!
19. Kur do të vijë moment të flejë pa problem, ndodhta kur të shkojë 3 vjeç? Janë edhe shumë vite para që më duhet të duroj këtë situatë!
20. Nuk mund ta besoj se jam e inatosur me një fëmijë kaq të vogël. Mjaft, më duket se jam një nënë e keqe.
21. Se kuptoj se si mund ta bëj të flejë ashtu si vajza e Anës (një kushërirë që shprehet se fëmija i saj 7 muajsh fle në orën 8:30 të mbrëmjes dhe zgjohet në 7:00 të mëngjesit). Mos vallë është një gënjeshtër?
22. I qënkam rritur sërish thonjtë, do t’ja pres sapo të zgjohet në mëngjes sepse më vrau gjithandej.
23. Nuk po kuptoj më kur është ditë dhe kur është natë!
24. Më duket se po e llastoj shumë. Po ato nëna që kanë binjakë si ja bëjnë. Po nënat tona që thonë se fëmijët e tyre nuk kanë qarë kurrë?!
25. Mos duhet ta le të qajë derisa të qetësohet vetë në mënyrë që të mos llastohet më shumë?
26. Të lutem mjaft, të lutem.
27. Më duket se tani po e zë gjumi.
28. Nuk mund ta besoj se pak më parë u nervozova, është kaq i bukur kur fle.
29. Të kontrolloj njëherë nëse merr frymë? Oh shumë mirë çdo gjë në rregull!
30. Të dal nga dhoma me ngadalë se ndryshe do të fillojë sërish nga e para.
31. Të shkoj të qetësohem pak në sallon sepse kam shumë nevojë.
32. Nuk e di nëse kam më shumë nevojë të fle edhe unë, të bëj një dush apo të qëndroj pak kohë duke lexuar diçka në facebook pasi kam vërtet nevojë të shikoj se çfarë bëjnë miqtë e mi.
33. Më në fund fjeti. Të provoj pas pak t’i jap të pijë përgjumësh në mënyrë që të mos zgjohet natën për të pirë?
34. Si ja bëjnë ato nëna që thonë se nuk e kanë problem nëse fëmija i tyre nuk fle? Pse thonë se nuk janë asnjëherë të nervozuara me fëmijën e tyre? Mos vallë jam unë nënë e keqe?
35. Djali/vajza e madhe nuk më ka munduar kaq shumë, sa mirë sikur të ishte ai qaraman pasi atëherë kisha vetëm një fëmijë për t’u përkujdesur dhe kisha më shumë kohë në dispozicion.
36. Sapo ta zërë gjumi do të shkoj të rregulloj pak flokët, ndonjëherë harroj që jam dhe grua përveçse nënë. Ndonjëherë nuk kujdesem fare për veten time.
37. Ta mendosh që pak më parë nuk i lava enët e mbrëmjes, tani më duhet të shkoj edhe të merrem me to.
38. Gjithcka do të shkojë mirë, mendoj se derisa të shkojë 12 muajsh do të kem probleme, më pas do të flejë më i qetë…apo ndoshta edhe atëherë do të jetë njësoj…
Dhe kështu duket se mendja e nënës prodhon mendime të ndryshme ndërsa është duke u përpjekur të bëjë të flejë fëmijën e saj. shpesh janë mendimet tuaja që ju bëjnë të jeni më nervoze, dhe sidomos nëse keni diçka që duhet ta bëni me patjetër sapo fëmija juaj të flejë. Në këtë rast ju ndiheni në ankth, ndjenjë të cilën fëmija e ndien dhe reagon më keq, pra refuzon edhe më tepër të flejë. Ajo që do t’ju ndihmojë është qetësia juaj si edhe rutina e mirë e mbrëmjes. Fëmija juaj duhet të dijë veprimet që do të ndodhin deri në momentin e gjumit. Mos e mësoni fëmijën tuaj të flejë me vese (tundje, gji në gojë etj) pasi kjo do të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit të tij, dhe për pasojë edhe tuajin.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X