Armina Mevlani pranon se ka vuajtur nga ankthi: Ja si e kaloj

0 0

Ankthi është bërë një nga sëmundjet mendore që prek miliona njerëz në botë vitet e fundit.

Ka pak kohë që personazhe të famshëm, si të huaj edhe shqiptarë po e pranojnë se vuajnë ose kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni, dhe kjo sigurisht që i bën mirë publikut.

Ne duhet të kuptojmë se ankthi dhe depresioni nuk na vijnë nga pamundësia ekonomike apo probleme që mund t’i kenë vetëm qytetarët e zakonshëm, pasi edhe të pasurit dhe VIP-at vuajnë nga sëmundje të tilla.

Së fundmi edhe Armina Mevlani ka pranuar se ka vuajtur nga ankthi.

Një ndjekës e  ka pyetur Arminën nëse ka pasur probleme me ankthin dhe ajo i është përgjigjur hapur.

Për herë të parë, blogerja ka pranuar se vuan nga ankthi, por që mundohet ta kalojë me mënyra të ndryshme, si përshembull me yoga.

“Besoj se të gjithë në një moment të caktuar vuajmë nga problemet e ankthit. Është normale të ndihesh e pasigurt sepse asgjë nuk është e sigurt në jetë. Unë vuaj nga stomaku kur kam kriza paniku dhe ankthi, por ndodh në periudha të caktuara jo shpesh. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe të bëj shumë yoga”, shkruan Armina.

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X