30 minuta aktivitet fizik intensiv më i vlefshëm se orët e zgjatura në palestër

0 0

Tani është një fakt i njohur: aktiviteti i rregullt fizik, është mënyra e vetme për të qëndruar në formë. Edhe vetëm për 30 minuta. Jo vetëm trajnerët personalë, por edhe mjekët dhe dietologët e kanë thënë këtë prej kohësh, duke nënvizuar rëndësinë e lëvizjes në shumë aspekte. Por cili është trajnimi më i mirë? Sipas Ione Acosta, trajneres që stërvit shumë të famshëm dhe futbollistë, 30 minuta stërvitje e fuqishme në ditë është më mirë sesa dy ose tre orë punë në palestër në javë. Receta e saj për mirëqenie, bukuri dhe formë të përsosur fizike tani po bën xhiron e botës falë rezultateve që ju lejon të merrni.

E lehtë për t’u ndjekur

Programi i trajnimit është i thjeshtë në efektivitetin e tij dhe përfshin angazhimin në një aktivitet fizik mjaft të fortë çdo ditë për gjysmë ore, një alternativë e vlefshme kundrejt seancave të gjata dhe rraskapitëse të trajnimit në palestër.

Strategjia e Acosta mbështetet nga kërkime të ndryshme shkencore. Një studim shkencor nga Universiteti i Kopenhagës (Skandinavia), për shembull, botuar në Revistën Skandinave të Shëndetit Publik tregon se ata që ushtrojnë për 30 minuta në ditë pësojnë një humbje peshe më të madhe se një e treta në krahasim me ata që i bëjnë palestër me kohëzgjatje më të madhe gjatë një seance.

Ndryshe për burrat dhe gratë

Teknika 30 minutëshe funksionon për të gjithë, por me rregullimet e nevojshme. Trajnimi i burrave është i ndryshëm nga ai i grave pasi ndryshon sipas moshës dhe llojit të punës, megjithëse ka rregulla që vlejnë për të gjithë. Në rastin e burrave, për shembull, duhet të kihet parasysh se pas 30 minutash ata pësojnë një rënie të performancës për shkak të uljes së niveleve të testosteronit. Nga ana tjetër, gratë janë në rrezik më të madh të rënies së insulinës.

Efekt kundër plakjes

Ushtrimi fizik intensiv gjithashtu aktivizon sirtuinat, proteina të pranishme natyrshëm në trup, që rregullojnë rrugët e rëndësishme metabolike dhe përfshihen në plakjen dhe stresin. Trajnimi intensiv aktivizon këto proteina të jetëgjatësisë me efekte të dobishme në muskuj. Për më tepër, sirtuinat e lëshuara janë në gjendje të ndikojnë në aspekte të ndryshme të metabolizmit, duke luftuar mbipeshën dhe të gjitha sëmundjet që lidhen me të.

Së fundmi, mos harroni kurrë se një dietë e ekuilibruar së bashku me aktivitetin fizik është thelbësore për të ruajtur formën, shëndetin dhe mirëqenien.

Lexo edhe: Sa minuta aktivitet fizik mjafton për t’u rikthyer në formë pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X