3 vendet me te rrezikshme per gjumin e bebes

0 0

Vendet ku një bebe nuk duhet të flejë mund të jenë të shumtë, megjithatë 3 prej tyre janë specifikuar si më të rrezikshmit për arsye tepër të qarta.
Për më tepër lexoni:

Në karrigen lëkundëse. Ajo është perfekte për të luajtur por jo për të fjetur. Arsyeja? Këto karrige nuk janë projektuar për një cikël gjumi dhe mund të shkaktojnë të famshmen “vdekje në djep” (SIDS). Duke qënë se kjo karrige është shumë e vogël, fëmija nuk do të ketë mundësi të lëvizë lirshëm duke mos pasur gjithashtu edhe një kontroll të qafës, duke rritur rrezikun e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Sexholinoja e makinës. Ju ka ndodhur që deri tani ta keni vendosur shpesh fëmijën të flejë në sexholino? Tani është momenti të mos e bëni më! Edhe pse kjo mund të duket e vështirë të praktikohet pasi fëmijën mund ta ketë zënë gjumi ndërsa keni qënë në makinë, e madje diçka e tillë kohë më parë nuk konsiderohej e rrezikshme, studime kanë treguar se prania e xhupit dhe rripave të lidhjes mund të bëhet faktor rreziku për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmija.

Divani. Shpesh ky është vendi i preferuar i prindërve duke qënë se ju jep mundësinë e të pasurit nën kontroll të fëmijës edhe pse mund të jenë duke bërë diçka tjetër përreth kuzhinës. Në të vërtetë nuk duhet ta bëni këtë, pasi fëmija mund të rrotullohet dhe të godasë kokën në dysheme, apo më keq akoma edhe të rrotullohet dhe përfundojë poshtë jastëkëve duke rrezikuar edhe në këtë rast bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X