3 te vertetat rreth nenave qe lindin me operacion cezarian

0 0

Të sjellësh në jetë një fëmijë asnjëherë nuk është e thjeshtë, por në një moment mund të ndodhë që nënat që e bëjnë këtë nëpërmjet operacionit të “paragjykohen”, madje këto paragjykime mund ta konsiderojnë atë grua “më pak nënë”. Duhet t’ju themi se nënë nuk të bën mënyra si sjell në jetë fëmijën, por fakti që ka ardhur në jetë një fëmijë, dhe ta bësh këtë nëpërmjet operacionit është diçka që kërkon vërtet guxim.

Ja cilat janë 3 të vërtetat rreth nënave që sjellin në jetë fëmijën me operacion cezarian! Të gjithë duhet t’i dinë ato!

  1. Nëna përballet guximshëm me pasojat! Mendoni se bëhet fjalë për një operacion çfarëdo? Jo! Ky është një operacion i vështirë për gruan dhe fëmijën!
  2. Nëna nuk e di nëse cdo gjë do të shkojë mirë deri në momentin që del nga reaminacioni! Në rastin e një lindje të tillë rreziku nuk merr fund me daljen e fëmijës. Ashtu si në çdo operacion doktorët nuk e dinë nëse gjithcka ka shkuar mirë deri në momentin që efekti i anestezisë del. Mendoni se nëna nuk ndjen asgjë gjatë operacionit? Gaboheni! Nëna nuk ndien dhimbje, por ndien të gjitha lëvizjet që bëhen në trupin e saj, gjë e cila është shumë e pakëndëshme.
  3. Nëna e kalon fazën post-operative si një heroinë e vërtetë! Nëna e përqëndron të gjithë energjinë e saj tek kujdesi që duhet t’i japë të voglit të saj, dhe e imagjinoni dhënien e këtij kudjesi ndërsa në trup është një plagë e cila dhemb. Po! Mos mendoni se gruaja nuk ka dhimbje! Janë dhimbje të cilat ajo mundohet t’i përballojë duke bërë që gjithë vëmendja të përqëndrohet tek fëmija i porsalindur. Asaj i duhet të përballet me netët pa gjumë, të qarat e fëmijës, ndërrimin e bebelinës, larjen e fëmijës etj, duke marrë si si shpërblim aromën e bebes së saj.

Nëna të dashura! Sot më duhet t’ju them të mbani me krenari atë shenjë që ndodhet në trupin tuaj! Mos e fshihni, mos u ndieni në siklet prej saj, mos u ndieni më pak e bukur, mbani mend se jo çdo grua e ka privilegjin ta mbajë atë në trupin e saj! Qëllimi ishte të sillnit në jetë fëmijën tuaj dhe ja arritët! Jeni gruaja më e fortë në botë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X