3 receta per mengjesin e bebeve

0 0

Vakti i mëngjesit është po aq i rëndësishëm për bebet po aq sa është dhe për të  rriturit. Ai e furnizon organizmin e bebit me kaloritë e nevojshme për të rifilluar punën. Edhe nëse e keni ushqyer bebin në mes të natës me siguri që ai i ka harxhuar të gjitha resurset deri në mëngjes. Këto receta gatimi janë ato për të cilat bebi juaj ka nevojë në mëngjes.

Pure me perime

E vetmja gjë që do t’ju duhet për këtë recetë janë disa perime si patatja, bizelja apo karrota dhe pak ujë. I zieni perimet deri sa të zbuten dhe ma pas i bëni pure. Perimet janë të pasura me vlera ushqyese për të cilat bebi ka nevojë.

Pure me fruta

Është  ekuivalenti i puresë me perime vetëm se përmban fruta të freskëta. Ju nevojiten disa fruta si mollë, dardhë, banane dhe pak ujë. Pureja me fruta është e shkëqyer për vaktin e parë të ditës se bebit tuaj. Filloni duke i qëruar dhe copëtuar frutat e më pas mund t’i kaloni në blendër dhe t’i shtoni pak ujë nëse është e nevojshme.

Qull me oriz e banane

Qulli është një ushqim i shëndetshëm për të rriturit por dhe për bebet. Një qull i zakonshëm bëhet me qumësht lope por meqënëse po e përgatisim për bebet ju mund ta bëni me qumësht  gjiri apo formule.

Përbërësit

⦁ 1 filxhan oriz
⦁ 1 banane e prerë në copa
⦁ 3 filxhan uji
⦁ 1 filxhan me qumësht gjiri apo formule

Pergatitja

1. Filloni duke zierë orizin deri sa të zbutet.
2. Pasi orizi të jetë gatuar shtoni në të njëjtën tenxhere me orizin,  bananen dhe qumëshin e gjirit apo të formulës dhe i përzieni për 3-4 minuta deri sa bananet të jenë tretur plotësisht dhe nëse ka nevojë mund t’i shtoni dhe pak ujë e ta lini të ziejë për 2-3 minuta të tjera.
3. Më pas lëreni vetëm të ftohet dhe e keni gati.

Lexoni dhe: Mengjesi i femijes, 5 gabimet me te shpeshta qe bejne nenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X