Ju ka shkuar mendja te gatuani nje embelsire? Po ju japim 3 receta te thjeshta.
Cheese cake | Suxhuk me fruta të thata dhe kos | Biskota
Cheese cake
Përbërësit:
një pako biskota;
djathë filadelfia;
pana;
një pako vanilje;
3 kokrra vezë;
pak gjalpë;
sheqer;
reçel qershie;
Përgatitja:
Si fillim duhet të përgatisim bazën për Cheese cake. Shkërrmoqim biskotat mirë, me dorë ose blender. I bashkojmë me gjalpin dhe i shtrojmë në një tavë, të cilën e vendosim në frigorifer përreth një orë.
Ndërkohë, përgatsiim pjesën e sipërme. Rrahim vezët, shrqerin, vaniljen, djathin, panën me mikser, derisa të formohet një shkumë.
E vendosim sipër shtresës së biskotave, shtojmë dhe recelin e qershive dhe i lëmë në frigorifer.
Suxhuk me fruta të thata dhe kos
Përbërësit:
fruta të thata;
(bajame, arrë, kajsi etj);
kos;
Përgatitja:
Marrim frutat et hata, kajsitë, arrët, bajamet dhe i copëtojmë në blender. I bashkojmë me njëra tjetrën derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. I japim formë suxhuku dhe e lëmë në frigorifer në ngrirje.
Më pas në një gotë hedhim pak kos, shtojmë sipër suxhukun e frutave dhe sërish kos.
Ëmbëlsira është gati për t’u shërbyer.
Biskota
Përbërësit:
2 gota miell;
1 gotë sheqer;
qumësht;
pak vaj;
pak gjalpë;
2 kokrra vezë
1 majë luge sodë.
Përgatitja:
Si fillim rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë gjalpin e tretur, pak vaj dhe qumështin. Duke i përzierë, shtojmë miellin dhe në fund sodën. Zëmë brumin jo shumë të ujshëm dhe e lëmë pak të vijë. Më pas i hapim me pec dhe i presim me forma të ndryshme. I vëmë në furrë dhe i heqim kur të jenë gati.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu