3 hapa drejt një të ardhmeje më të mirë

0 0

Ju dëshironi t’i jepni vogëlushit tuaj më të mirën e gjithckaje. Për disa prindër, kjo nënkupton produktet organike. Këto produkte të natyrës po bëhen gjithnjë e më të spikatura çdo ditë për shumë arsye; përfshirë shijet, çështjen mjedisore dhe shqetësimet në lidhje me mirëqenien e kafshëve.

Arsyeja është se natyra nuk të bën konfuz; ajo i bën gjërat më të thjeshta. Gjithçka që fillon me natyrën duhet t’i qëndrojë besnike asaj.

Kjo është mënyra e natyrshme për të jetuar dhe kështu duam që të vegjlit tanë të rriten.

#1 Hapi i parë i rëndësishëm është që vazhdimisht të siguroheni që të mbani sistemin imunitar të fortë.

Ju dëshironi t’i jepni vogëlushit tuaj më të mirën e gjithckaje. Për disa prindër, kjo nënkupton produktet organike. Këto produkte të natyrës po bëhen gjithnjë e më të spikatura çdo ditë për shumë arsye; përfshirë shijet, çështjen mjedisore dhe shqetësimet në lidhje me mirëqenien e kafshëve.

Arsyeja është se natyra nuk të bën konfuz; ajo i bën gjërat më të thjeshta.

Gjithçka që fillon me natyrën duhet t’i qëndrojë besnike asaj. Kjo është mënyra e natyrshme për të jetuar dhe kështu duam që të vegjlit tanë të rriten. Misioni i çdo prindi është që të ndihmojë në përgatitjen e fëmijëve për udhëtimin e tyre deri në moshën e rritur, duke i bërë ata të gatshëm për të kaluar të gjitha aventurat dhe sfidat e jetës. Kjo do të thotë se ata duan t’u sigurojnë fëmijëve të tyre më të mirën dhe duan t’i kenë gjithmonë të shëndetshëm.

3 vitet e para janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës. Pra, kur bëhet fjalë për të mbështetur sistemin imunitar të një fëmije, çfarë funksionon në të vërtetë?

Ne nuk mund të kufizojmë të gjitha ekspozimet e fëmijëve tanë ndaj ndotjes në mjedis, por kemi një ndikim në ushqimin që ata hanë. Zgjedhja e ushqimit organik për fëmijët mund të jetë një fillim i shkëlqyeshëm për rritjen e tyre dhe stilin e jetës së shëndetshme në të ardhmen. Pra, duke u siguruar që fëmija juaj po merr ushqimin e duhur ju mbështesni rritjen e tij në një mënyrë të shëndetshme.

Me këto zakone të shëndetshme që do të përvetësoni në të ardhmen, mund të mbështesni sistemin imunitar të fëmijës.

#2 Zgjedhje organike për fëmijët tanë si një fillim i arsyeshëm

Nëse shqetësoheni se si ndikojnë veprimet tuaja në mjedis, duhet të dini se ushqimet organike kanë më pak ndikim në mjedis sesa ushqimet jo-organike.

Brezi i ri i fermerëve organikë po zhvillon mënyra inovative dhe miqësore me tokën për të rritur rendimentet dhe për të përmirësuar aromën. Ushqimi organik duhet të jetë i certifikuar në përputhje me udhëzimet e zbatueshme dhe mban një etiketë BIO, vulën organike që përfaqëson prodhimin ekologjik dhe mirëqenien e kafshëve. Kjo rezulton në cilësi më të mirë të tokës dhe zvogëlon ndotjen e ajrit.

Produktet që përputhen me rregullat e prodhimit organik mbajnë etiketën BIO, e cila është përcaktuar rreptësisht dhe ndihmon konsumatorët të identifikojnë produktet organike që ndjekin specifikat e standardeve e qëndrueshmërisë dhe sigurojnë ushqimin e shëndetshëm me një ndikim minimal në mjedis. Produkt organic nënkupton cilësi të lartë, ushqimi i shëndetshëm, mbrojtja e mjedisit dhe kafshëve. Të paktën 95 përqind e përbërësve në ushqimet e përpunuara duhet të vijë nga kultivimi organik në mënyrë që produkti të quhet organik.

Etiketa organike e BE-së garanton prodhimin organik dhe mirëqenien e kafshëve. Ushqimi organik përmban përbërës organikë me cilësi të lartë certifikuar sipas udhëzimeve organike të zbatueshme. (certifikimi organik sipas rregullores organike të KE).

#3 Përdorimi më i shëndetshëm dhe më i qëndrueshëm i burimeve natyrore

Bujqësia organike tenton të jetë më e mirë për mjedisin. Praktikat e saj mund të zvogëlojnë ndotjen, të kursejnë ujin, të zvogëlojnë erozionin e tokës, të rrisin tokën, pjellorinë dhe të përdorin më pak energji. Bujqësia organike është gjithashtu më e mirë për zogjtë dhe

kafshët aty pranë, si dhe njerëzit që jetojnë pranë fermave. Disa nga produktet organike vijnë edhe në paketim miqësor me mjedisin i cili kërkon më pak materiale, duke i bërë ato më të qëndrueshme. Paketimi është bërë kryesisht nga materiale të rinovueshme, duke ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve, zogjve dhe bletëve për të ardhmen e foshnjës tuaj.

E ardhmja që zgjedhim varet nga vendimet që marrim për veten dhe për fëmijët tanë sot. Pra, është koha për të bërë një hap më shumë drejt një të ardhmeje më të mirë – një të ardhme në të cilën njerëzit dhe natyra lulëzojnë së bashku.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X