24 këshilla për gjidhënien nga ekspertja e laktacionit

Gjidhenia eshte nje ekperience e re dhe e ndryshme per cdo nene. Me poshte keni 24 keshilla qe mund t’ju ndihmojne ne rrugetimin tuaj.




0 0

Një eksperte laktacioni, ka renditur 24 fakte e këshilla për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël, që munden ose jo t’i ushqejnë ata me gji, që kanë pasur apo jo sukses në gjidhënie.

24 këshilla për gjidhënien nga ekspertja e laktacionit

  1. Të gjithë kemi pasur ditë kur donim të hiqnim dorë.
  2. Ka presona ekspertë që mund t’ju ndihmojnë për gjidhënien, të cilët nuk do t’ju gjykojnë. Kërkoni derisa të gjeni dikë me të cilin ndiheni e sigurt dhe keni mbështetje.
  3. Gjidhënia nuk është ose “e gjitha” ose “asgjë”.
  4. Gjidhënia është e ndryshme për çdo nënë dhe çdo fëmijë.
  5. Është normale që të porsalindurit të mos duan të shkëputen nga gjiri, edhe një orë të tërë.
  6. Pothuajse të gjitha nënat prodhojnë qumësht mjaftueshëm nëse e ushqejnë aq shpesh sa duhet fëmijën. Por, ka edhe përjashtime. Pordhimi i pakët i qumështit është një problem i vërtetë dhe nëse ju jeni rasti i tillë, keni nevojë për ndihmë.
  7. Fëmijët me gjuhë të lidhur e kanë të vështirë të thithin siç duhet, kështu që nuk mund të nxisin prodhimin e mëtejshëm të qumështit dhe mund të shkaktojnë shumë dhimbje.
  8. Por, gjuha e lidhur nuk është i vetmi problem. Vështirësitë e gjidhënies mund të varen nga shumë faktorë, prandaj duhet ndihma e personave të specializuar për laktacion.
  9. Mos i kurseni paratë për një konsulent laktacioni, do t’ju ndihmojë shumë.
  10. Pjesa më e madhe e problemeve të gjidhënies, zgjidhen shumë lehtë. Nëse ju dhembin thithat, mund të mjaftojë vetëm ndërrimi i pozicionit. Nëse nuk prodhoni mjaftueshëm qumësht, ndoshta duhet ta ushqeni fëmijën pak më shpesh etj.
  11. Dieta ushqimore mund të ndihmojë në shtimin e qumështit të gjirit.
  12. Gjidhënia nuk duhet bërë vetëm. Pyesni nëna të tjera me eksperiencë, kërkoni ndihmë.
  13. Disa fëmijë flenë më shumë, disa më pak. Kjo jo domosdoshmërisht ka lidhje me mënyrën e ushqyerjes me gji.
  14. Nuk ka një moshë të përcaktuar qartë për të ndërprerë gjidhënien. Do e kuptoni kur të vijë momenti i duhur për ju dhe fëmijën tuaj.
  15. Gjithçka varet nga ju dhe fëmija.
  16. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë një nënë që vendos të mos ushqejë fëmijën me gji.
  17. Sasia që prodhoni nuk është e barabartë me sasinë që merr fëmija, ndonjëherë të vegjlit marrin më shumë, ndënjoherë më pak.
  18. Nënat që punojnë dhe ndërkohë shtrydhin gjirin me pompë meritojnë gjithë respektin dhe dashurinë e botës.
  19. Edhe ato që vetëm shtrydhn gjirin me pompë.
  20. Fëmijët që nuk e kapin kurrë gjirin janë të rrallë, por nëse ndodh, nënat nuk kanë asnjë arsye për t’u ndjerë fajtore.
  21. Çdo nënë ka të drejtë të përjetojë siç janë ndjesitë e saj për rrugëitmin e gjidhënies. Të gjitha ndjenjat janë normale.
  22. Gjidhënia mbi të gjitha është dashuri. Është një nga shumë mënyrat për të shkëmbyer dashuri me fëmijën tuaj.
  23. Fëmijët duhet të rriten duke parë situata të ushqyerjes me gji. Kjo e bën gjidhënien normale në sytë e tyre dhe mësohen me idenë që të vegjël.
  24. Ushqyerja me gji është normale, është intensive, është e thjeshtë, është e bukur.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X