Një sasi prej vetëm 28 gramësh siguron sasi të mjaftueshme të yndyrave të shëndetshme, fibrave dhe proteinave.
Avokado mund të ndihmojë gjithashtu shëndetin e zemrës, kontrollin e peshës dhe të parandalojë plakjen e parakohshme.
Më poshte ju tregojmë 23 mënyra interesante se si të shtoni avokadon në dietën tuaj.
- Avokado “i stazhionuar”. Mënyra më e thjeshtë për të shijuar avokadon është duke spërkatur dy gjysmat e tij me pak kripë dhe piper. Ju gjithashtu mund t’i shtoni edhe erëza të tjera si spec të kuq të bluar, spec djegës të bluar, uthull balsamike ose lëng limoni. Një mënyrë e thjeshtë për të shijuar avokadon është prerja e tij në copa duke e spërkatur me vaj ulliri, uthull balsamike, piper dhe kripë.
- Avokado i mbushur. Nëse jeni duke kërkuar ushqim të shëndetshëm që në mëngjes, provoni të fusni avokadon në dietën tuaj. Në mënyrë që ta bëni më të shijshme mund të mbushni gjysmën e avokados me një vezë dhe vendosja në furrë për ta pjekur, derisa e bardha e vezës të jetë plotësisht e ngurtë. Ju gjithashtu mund të provoni avokadon e mbushur me proshutë të zier dhe erëza të freskëta si majdanoz, piper, kripë etj. Për më tepër, mund t’i zëvendësoni vezët me përbërës të tjerë, si ton, pulë, perime dhe fruta.
- Në vezë të rrahura. Nëse doni të keni një pjatë të rregullt në mëngjes, futni avokadon në vezët e rrahura. Thjesht shtoni avokadot e prera në kuba në një tigan ku jeni duke skuqur vezët. Sigurohuni që ta bëni këtë kur vezët janë skuqur pak për të shmangur djegien e avokados dhe vazhdoni t’i gatuani ato derisa të ngrohet avokado. Nëse e preferoni avokadon e ftohtë, mund t’I shtoni kubat pasi vezët janë gatuar dhe janë jashtë furrës. Mund t’I shtoni edhe pak djathë për më shumë shije.
- Me tost. Në tost ju mund të zëvendësoni gjalpin apo margarinën me avokado. Përdorimi i avokados si pure, pra duke e hapur në tost dhe sanduiçe I shton vitamina dhe minerale shtesë vaktit tuaj.
- Në guakamole. Guakamole është një nga pjatat më të famshme meksikane. Ju mund ta përgatisni atë duke përdorur vetëm avokado dhe erëza ose mund ta kombinoni me përbërës të tjerë si misri, ananasi, brokoli apo kuinoa.
- Si një zëvendësim për majonezën. Avokadot mund të jenë zëvendësuesi ideal për pjatat që përdorin majonezë si përbërës lidhës. Për shembull, mund të përdorni avokado për të bërë ton, sallatë me pulë apo me vezë.
- Në sallata. Hulumtimet tregojnë se kaloritë shtesë nga yndyra dhe fibrat që gjenden tek avokado mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur për një kohë të gjatë, gjë që mund të zvogëlojë marrjen e kalorive nga ushqimet e mëvonshme. Meqenëse sallatat mund të jenë të lehta në kalori, ju do të ndiheni të ngopur nëse shtoni avokado.
- Në supa. Një tjetër mënyrë e shkëlqyer për të shijuar avokadon është në supa. Avokado mund të përdoret si përbërës kryesor për të bërë supë me avokado, ose ju mund të shtoni copëza nga ky frut i gjelbër në supëra me përbërës të tjerë.
- Si një zëvendësim për salcën e kosit. Avokado mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për pjatat që bëhen me salcë kosi. Për shembull, ju mund të bëni patate të pjekura të mbushura me pure avokadoje dhe djathë të copëtuar.
- Në përgatitjen e sushit. Sushi është një element kryesor i kuzhinës japoneze. Zakonisht bëhet duke përdorur oriz, alga deti, peshk ose midhje. Por avokadot mund të përdoren edhe për të mbushur roletë e sushit.
- I pjekur në skarë. Avokado gjithashtu mund të jetë i pjekur në skarë, duke u bërë kështu një pjatë shtesë, sidomos për drekat ku në skarë piqni mish. Thjesht prisni një avokado në gjysmë dhe hiqjani farën. Hidhuni sipër gjysmë lëng limoni dhe spërkatini me vaj ulliri. Vendosni anën e prerë poshtë në skarë dhe piqini për 2-3 minuta. Në fund hidhuni pak kripë dhe piper ose edhe erëza të tjera sipas shijes tuaj.
- Turshi. Avokadot turshi janë shumë të shijshme dhe mund të përdoren në çdo pjatë ku mund të përdornit avokado, si sallatë apo edhe sanduiçe.
- Të skuqura. Avkadot e skuqura mund të jenë një pjatë mjaft e shijshme, ose një zëvendësim për patatet e skuqura. Ju mund të shijoni avokadot e skuqura duke i bërë edhe me salca të ndryshme si ketchup, mustardë etj.
- Si përbërës kryesor. Avokadot janë një përbërës i rëndësishëm për shumë receta, por ato mund të jenë përbërësi kryesor në përbërës të tillë si sanduiçe, hamburger por edhe pica.
- Në smoothies. Smoothies me avokado mund të jenë një pije e përkryer ose zëvendësim për një vakt të caktuar. Ju mund të kombinoni avokadon me perime të gjelbërta me gjethe ose me fruta si bananet, ananasi, manaferrat. Mundësitë janë të pafundme kur vjen puna te smoothies, dhe mund të gjeni receta të panumërta në internet.
- Si një akullore. Akullore me avokado mund të jetë një alternativë më e shëndetshme dhe më ushqyese sesa akullorja e zakonshme. Mund të bëhet duke kombinuar avokadon, qumështin, krem dhe sheqer.
- Si salcë për sallatrat. Salcat kremoze që mund të blini nëpër dyqane mund të kenë shumë sheqer ose vajra bimore të pashëndetshme brenda tyre. Por nëse përdorni salcë avokadoje për sallatën ajo është jo vetëm shumë ushqyeze pro edhe e rekomanduar për të ruajtur një sasi të ulët kalorish.
- Në ëmbëlsira. Avokado mund të përdoret si zëvendësues vegan për gjalpin, vezët apo vajrat që mund të përdorni. Ky zëvendësim mund të zvogëlojë përmbajtjen e kalorive të ushqimeve. Avokado shpesh përdoret për të bërë ëmbëlsira me çokollatë, brownie, shkumë dhe puding, pasi ngjyra jeshile do të jetë e fshehur nën ngjyrën e çokollatës së errët.
- Në bukë. Avokado është një përbërës i shkëlqyer për t’u përzier bashkë me bukën.
- Në hummus. Hummus është një pjatë e pasur me lëndë ushqyese e prodhuar zakonisht me qiqra, vaj ulliri dhe tahini. Qiqrat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe fibrave, dhe tahini dhe vaji i ullirit ofrojnë yndyrna të shëndetshme. Shtimi i avokados në këtë përzierje mund të rrisë përmbajtjen e fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme.
- Në salcat e makaronave. Avokado mund të përdoret për të bërë një salcë të shijshme dhe të butë për pastat. Perimet që shkojnë mirë me këtë salcë mund të jenë domatja dhe misri.
- Në petulla. Petullat janë të pasura me karbohidrate por nëse shtoni në to avokado mund të siguroni ushqyes shtesë, vitamina dhe minerale. Këto petulla gjithashtu kanë një ngjyrë të gjelbër tërheqëse dhe qëndrueshmëri të butë dhe të trashë. Përveç kësaj, ju mund të shtoni fruta si boronica për të rritur përmbajtjen e lëndës ushqyese të petullave.
- Në pije. Avokado mund të përdoret për të bërë koktejle shumë të mira si margaritas, daikuiris, ose martinis. Versionet jo-alkoolike të këtyre pijeve mund të bëhen thjesht duke hequr alkoolin nga përvërësit.
Lexo edhe: Përfitimet e vajit të avokados për trupin
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu