21 pyetje për bashkëshortin në vend të “Si kalove sot”

Disa nga pyetjet qe mund t’i beni bashkeshortit kur kthehet nga puna, per te mbajtur gjalle marredhenien tuaj pa rene ne monotoni:




0 0

Kur familja mblidhet bashkë pas një dite të gjatë e të ngarkuar, është mëse e zakontë që të pyesim njëri-tjetrin si e kaluam ditën.

Por, një pyetje e tillë, ndoshta nuk lë shumë hapësirë për të folur dhe për t’u shprehur. Provoni më mirë mënyra të tjera.

21 pyetje për të gërmuar më thellë në martesën tuaj pas një dite të gjatë

  1. A dëgjove ndonjë gjë interesante sot?
  2. Nëse do të përsërisje sërish një pjesë të ditës së sotme, cila do të ishte?
  3. Sa kafe pive sot?
  4. Ndodhi ndonjë gjë sot që mendon se do ta kujtosh edhe pas një viti, ose pesë vitesh?
  5. Bëre ndonjë foto sot? Çfarë fotografove?
  6. Cilin aplikacion përdore më shumë në celular sot?
  7. Si mund ta lehtësoj ditën për pesë minuta?
  8. Sikur të niseshim sot për pushime, ku do të doje të shkonim?
  9. Nëse do të fitoje 500 dollarë sot dhe do të kishe mundësi t’i shpenzoje si të doje, çfarë do të blije?
  10. Nëse dita jote do shndërrohej në film, kë do të përzgjidhje si aktorë?
  11. The ndonjë gjë sot që nuk do të doje ta kishe thënë kurrë?
  12. Çfarë bëre sot për t’u kujdesur për veten?
  13. Kur u ndjeve i vlerësuar sot?
  14. Nëse do të garantoje diçka për nesër, çfarë do të ishte?
  15. Nëse do të ndërronim rolet nesër, çfarë këshille do të më jepje për ditën?
  16. Çfarë të bëri për të qeshur sot?
  17. Imagjino që vitin tjetër të angazhohesh për të mësuar diçka në kohën e lirë. Çfarë do të zgjidhje?
  18. A pe njeri me cep të syrit sot? Pse?
  19. Çfarë do të doje të kishe bërë më shumë sot?
  20. Çfarë do të doje të kishe bërë më pak?
  21. A po më dëgjon tani?

Lexo edhe: Shenjat që tregojnë që ju jeni një bashkëshorte aspak romantike






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X