20 gjerat qe bebi juaj perpiqet, por nuk mundet t’jua thote

0 0

Cfarë do t’ju thoshte bebi juaj nëse do të mund të fliste? Ja cilat janë mendimet që sipas babait të 3 fëmijëve përkatësisht 5, 2 dhe 0 vjeç Chris Cate fëmija përpiqet të shprehë!

  1. Nuk më intereson sa e dashur mund të jetë kjo bluzë për ty, mua më bën të kruhem gjithandej.
  2. Oh jo! Sapo më ra çuço gabimisht nga goja. Ndihmomë! Nuk do të mundem kurrë ta kap vetë.
  3. Ndoshta nëse do të më prekje dhe fshije më pak kokën nuk do të isha kaq tullac sa jam. Çfarë mendon se duke më prekur kokën do të më sjellësh fat dhe do të më dalin më shumë flokë?
  4. Largoje kokën që atje. Nuk shikoj dot fletët e ventilatorit që rrotullohen.
  5. Hunda ime nuk është një buton. Mjaft e preke dhe e shtype, dhe këtë mund t’jua thuash edhe të tjerëve.
  6. Dikush ka nevojë të lajë dhëmbët dhe nuk e kam fjalën për gjyshen e cila tek e fundit nuk ka fare!
  7. Nuk më pëlqen të mbulohem nga veshi në vesh me ushqimin që sjell ai aeroplani. Të lutem mund t’i thuash pilotit të eci pak më ngadalë?
  8. Ty asnjë nuk të ka vënë rripa sigurimi ndërsa je në restorant. Mua përse më ke lidhur si sallam?
  9. Mjaft qeshe. Nuk e shikon që mezi po i mbaj në dorë këto çelësa me ngjyra?
  10. Sipas teje si mund të jetë ngrohtë një person që nuk mund të kontrollojë fshikëzën e urinës? Nuk e kisha menduar kurrë se urina ime do të bëhej kaq shpejt e ftohtë. Të lutem më ndërro shpejt!
  11. Nuk është faji im që je e sëmurë. Mund të më lash çuçon pasi sot nuk e ke bërë asnjëherë.
  12. Mund edhe të të them “më fal”, por duke qënë se sapo të bëra pis fustanin me ushqim, nuk po të bëj më shumë vonë për në punë.
  13. E ke kuptuar që as unë nuk të kuptoj ndonjëherë?
  14. Ka një bebelinë brenda këtyre pizhamave, hiqe shpejt të lutem!
  15. Mos ma hiq tani bebelinën, jo, jo, jo tani… shumë vonë, të lajmërova!
  16. Nëse bën edhe gabimin më të vogël me atë gërshërën e thonjve, uroj që të kesh arritur në gishtin e fundit, sepse do të hakmerrem duke të gërvishtur ku të mundem.
  17. Po qaj sepse monitori im nuk ka ekran dhe nuk mundem të të shoh.
  18. Nëse ma këndon edhe njëherë atë këngën për fëmijë, 3 cm larg fytyrës ka shumë mundësi që të teshtij në fytyrën tënde.
  19. Je duke u përpjekur të kontrollosh ekuilibrin tim duke më vendosur në dysheme? Dhe unë këtë nuk kam për ta harruar lehtë.
  20. Pse me shikon ashtu? Mendon se une nuk kam preferencat e mia ushqimore?!





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X