19 gjerat qe nuk duhet t’i thoni nje gruaje shtatezane

0 0

Cilat janë pyetjet apo frazat që nuk duhet të përdorni me një grua shtatëzanë? Ushqimi, pesha, nepset dhe gjithçka tjetër që një grua që pret të sjellë në jetë një fëmijë nuk ka dëshirë të dëgjojë nga miqtë, të afërmit dhe mbi të gjitha nga partneri i saj.
1. Ende je duke ngrënë?
Është normale që oreksi gjatë shtatëzanisë do të jetë më i madh se më parë, dhe sidomos gjatë trimestrit të dytë. Nuk keni pse t’i jepni askujt shpjegime për picën e madhe që sapo konsumuat!
2. Sa e mirë është kjo birrë!
Gjatë 9 muajve të shtatëzanisë gruaja nuk duhet të konsumojë në asnjë mënyrë alkool. Ju duhet të keni parasysh se jo të gjitha gratë nuk e kanë problem të pijnë një gotë birrë apo verë me shoqërinë e saj të mëparshme, dhe për këtë arsye nuk duhet t’i bëni asaj oferta të tilla apo të mburrni birrën që jeni duke pirë.
3. Sa rrëmujë e ke shtëpinë
E ka rrëmujë shtëpinë? Shumë mirë, në vend që t’i bësh një gruaje shtatëzanë kritikat e rradhës përpiqu ta ndihmosh sadopoak dhe mendo se ndoshta ka gjithë ditën duke vjellë në banjo apo shtrirë në shtrat nga marrjet e mendtve. Me siguri ajo do të vlerësojë më shumë një gjest të tillë dhe jo kritikat.
4. Bëje si të duash ngjyrën e dhomës, unë nuk e di!
I dashur partner! Gruaja jote po kërkon mendim në lidhje me dhomën e fëmijës tuaj, jo sepse ti je një “interior designer”, por sepse dëshiron që të jesh më i përfshirë në shtatëzani dhe në gjërat që kanë të bëjnë me fëmijën tuaj. Për këtë arsye, çohu nga ai divan dhe përpiqu t’i japësh një mendim.
5. Ende do mendohesh në lidhje me emrin e fëmijës?
Zgjedhja e emrit është vërtet diçka me shumë përgjegjësi duke qënë se do ta mbajë atë gjithë jetën. Kjo është shumë e rëndësishme, dhe për këtë arsye nuk duhet të bezdisesh në lidhje me këtë temë. Në vend të kësaj jep edhe ti një mendim, bëhet fjalë për fëmijën tënd!
6. Pse duhet të bëjmë ende blerje për fëmijën?
Për nënën e ardhshme është shumë e rëndësishme të shkojë për të blerë sendet e bebit që mban në bark. Për këtë arsye buzëqesh dhe shoqëroje. Kjo është një këshillë që vlen për partnerin, miqtë dhe të afërmit e saj.
7. Mund të nxitosh pak më shumë?
Një grua shtatëzanë ka tendencën të ecë me lëvizje që i ngjajnë atyre të pinguinëve. Në vend që t’i kërkosh asaj të ecë më shpejt, përpiqu të arsyetosh! Ajo ka brenda vetes të saj një fëmijë. Të mos flasim pastaj për situatat kur gruaja është në muajin e fundit të shtatëzanisë!
8. Si mund të qash për këtë arsye?
Duke qënë se hormone janë në nivele të larta gjatë shtatëzanisë, përpiqu t’i pranosh pa shumë komente “krizat” e të qarave të partneres apo mikes.
9. Më fal nuk gjeta dot lëng banane…por të bleva një banane!
Nepset e gruas gjatë shtatëzanisë nuk duhen nënvlerësuar. Nëse keni dalë nga shtëpia me një mendim të qartë të asaj që duhet të blesh, duhet ta blesh dhe kaq! Nuk mund të kthehesh në shtëpi me një alternativë tjetër sado e ngjashme të jetë me të parën.
10. Kjo shtatëzani është e vështirë edhe për mua!
Sigurisht që nuk është e lehtë edhe për ty, por do ta krahasojmë me vështirësinë që ka një grua shtatëzanë?!
11. Shiko çfarë fiziku ka Beyonce, e cila sapo ka lindur!
Pesha është një temë mjaft delikate për një grua shtatëzanë, dhe me siguri mendon shpesh se nuk do te jetë në gjendje t’i rrëzojë sërish pas lindjes së fëmijës. Për të nuk është aspak ngushëlluese t’i paraqisni si shembull fizikun e një superstari e cila ka në dispozicionin e saj trajner personal ndoshta 24 orë në 24.
12. Nuk besoj se ke nevojë për mua në kontrollin e rradhës?
Sigurisht që ajo nuk ka nevojë për ty gjatë kryerjes së kontrollit të rradhës, por do t’i pëlqente shumë që ti të ishe prane saj për të parë fëmijën tuaj, për të dëgjuar rrahjet e zemrës!
13. Qetësohu!
Nëse ka një frazë që mund të jetë më irrituese se kjo, do t’jua bëjmë të ditur! Mbi të gjitha nëse hormonet janë në nivele tepër të larta dhe pagjumësia, të vjellat dhe shumë shqetësime të tjera bëhen pjesë e ditëve të tua.
14. Ti je gjithmonë e lodhur!
Në fakt është vërtet shumë e lodhur! Është shtatëzanë dhe kjo mjafton apo jo?
15. Është normale të kesh frikë
Një grua shtatëzanë mund të trembet për gjithçka, por ju duhet ta merrni shumë seriozisht frikën e saj pasi shpesh mund të jetë sinjali i parë se diçka nuk shkon.
16. Do të më bësh një masazh?
Me siguri që gruaja jote nuk do të jetë më në gjendje t’ju bëjë masazhe si më parë. Ajo po mban brenda barkut të saj fëmijën tuaj dhe kjo duhet t’ju mjaftojë për të ndërruar rolet!
17. Je e sigurt për këtë hap kaq të madh?
Sigurisht që është e sigurt përderisa e ka bërë! Dhe një koment i këtij tipi do të ishte i pavend!
18. Ende nuk ke lindur ti?
Sigurisht që nuk ka lindur ende! Si mund të ishte ndryshe një bark kaq i madh?
19. Ska më mirë se lindja natyrale!
Kjo është një frazë që mund ta bezdisë gruan shtatëzanë. Sigurisht që ska më mirë se dicka aq natyrale dhe e bukur, por e keni menduar se ndonjëherë një lindje me operacion është e domosdoshme? Dhe, e keni menduar ndonjëherë se nëna e re mund të ndihet keq që nuk e përjetoi një eksperiencë aq të përfolur nga të gjithë?!
Fraza që duhet të përsëritet shpesh gjatë shtatëzanisë!
“Je kaq e bukur! Nuk kam qënë kurrë kaq i dashuruar më parë! Faleminderit që po sjell në jetë fëmijën tim! Ju dua pafund!”

Lexoni dhe:5 gjerat qe nuk duhet t’i thoni nje gruaje qe eshte gati per te lindur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X