16 ide per t’i mbajtur femijet te zene me dicka

0 0

Stina e verës është një stinë shumë e dashur për fëmijët pasi ata kanë mundësi të luajnë në ambiente të hapura, të shkojnë në det, të notojnë etj, por sigurisht që ka edhe momente gjatë të cilave fëmija nuk mund të qëndrojë në diell dhe për këtë prindërit duhet të mendojnë si t’i organizojnë në mënyrë që ata të mos mërziten
Ja disa aktivitete që mund të bëjnë fëmijët në stinën e vverës:
1- Lojë me gurët

Fëmijët tuaj mund të bëjnë disa krijime artistike të bukura duke përdorur disa gurë të sheshtë dhe lapsa me ngjyra apo penelë. Natyra mund të kthehet në art dhe për këtë fëmijët janë ekspertë.
2- Shtëpi kartoni
Për fëmijën mund të jetë shumë argëtuese ndërtimi dhe dekorimi i një shtëpie kartoni, e cila më pas mund të shërbejë për të luajtur.
3- Tendë indiane
Nëse keni në shtëpi një perde të vjetër e cila ka kohë që nuk përdoret mund të jetë momenti të shfrytëzohet. Për fëmijët mund të jetë diçka shumë argëtuese të luajë poshtë saj me lodrat e tij.
4- Të shpëtojmë superheronjtë
Nëse fëmija juaj ka disa superheronj kukulla (spiderman, superman, batman etj) ju mund t’i vendosni brenda një ene plastike me ujë dhe më pas t’i ngrini në frigorifer. Pasi janë ngrirë i nxirrni nga ena. Do të shihni që ata ndodhen brenda një kubi prej akulli. Tani ju mund ta mësoni fëmijën si ta “lirojë” superheroin me anën e një pistolete me ujë.
5- Barkat prej sapuni
Merrni disa sapunë dhe shndërojini në barka të vogla të cilat duhet të kenë të gjithë karakteristikat e një barke të vërtetë. Sipër sapunit mund të vendosni flamuj të vegjël prej letre. Këtë mund ta bëni duke e ngjitur flamurin në një kunjë dhëmbësh.
6- Ujitësi i kopështit
Ju mund të merrni një bidon të madh (për shembull 2lt) dhe ta bashkoni me zorrën e ujit. Më pas mund ta çani në disa vende në mënyrë që të rrjedhë uji në mënyrë që me anën e saj fëmija juaj të kujdeset për të ujitur kopështin e shtëpisë.
7- Formuesi i fjalëve
Merrni disa sfungjerë të pastër enësh dhe shkruani sipër secilit nga një shkronjë të alfabetit. Më pas i kërkoni fëmijës të formojë me to fjalë të ndryshme. Kjo është një mënyrë argëtimi shumë e përshtatshme edhe për në pishinë.
8- Biskota për zogjtë
Përgatisni disa biskota në shtëpinë tuaj dhe më pas i varni në një varëse çelësash. Fëmija juaj do të argëtohet shumë ndërsa shikon zogjtë të hanë biskotën.
9- Të luajmë me fjalët
“Bananagrams” është një lojë shumë e bukur fjalësh, dhe do të bëhet edhe më e bukur nëse do të zhvillohet në një kopësht. Ju mund të merrni disa kartona të mëdhenj dhe mbi secilin prej tyre mund të shkruani një shkronjë. Fëmija juaj mund të formojë fjalë të ndryshme duke u argëtuar edhe me bashkëmoshtarët e tij.
10- Të luajmë me bojë
Ju mund t’i vishni fëmijës tuaj një palë shapka, me të cilat mund të ecë mbi një karton, duke i futur më parë këmbët në një pjatë të cekët brenda së cilës është hedhur bojë.
11- Një vazo lulesh
Ju mund të blini disa kaushë akulloresh dhe bashkë me fëmijët tuaj mund të formoni vazo të vogla lulesh.
12- Dekoroni lugët
Nëse keni një komplet lugësh në shtëpi të cilin nuk e përdorni më mund të filloni t’i dekoroni bashkë me fëmijën tuaj duke përdorur penela të vegjël, ngjitëse me figura të ndryshme apo lapsa me ngjyra.
13-Luani me magnetët
Krijoni një lojë orijinale me magnetë duke vendosur një katron të hollë mbi një tabaka metalike. Sipër kartonit mund të vizatoni figura të ndryshme, apo edhe mund ta blini një të gatshëm dhe më pas të përdorni magnetët duke i vendosur sipër tyre. Magnetët duhet të pikturohen fillimisht. Për shembull mund të vendosni magnetin lule sipër figurës së barit.
14- Një mi prej kartoni
Mund të përdorni kartonin e letrës së kuzhinës tashmë të mbaruar për të ndërtuar një mi, më të cilin fëmija juaj mund të argëtohet. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me kafshë të tjera.
15- Një pistë në kopësht
Me anën e një materiali të fortë plastik mund të formoni disa harqe të cilat mund t’i vendosni në kopështin tuaj në mënyrë që të formoni një pistë vrapi apo loje për fëmijët tuaj. Një mënyrë tjetër argëtimi do të ishte vendosja e disa rrathëve në tokë në mënyrë që të formoni disa pengesa të cilat duhet t’i kalojnë fëmijët.
16- Shkopinjtë e frutave
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i bërë fëmijët të hanë fruta dhe njëkohësisht të argëtohen. Ajo që ju duhet të bëni është të merrni disa shkopinj dhe në to të vendosni copa frutash. Fëmijët kanë shumë dëshirë të luajnë me ushqimin si edhe të ndihen të përfshirë në gatim.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X