Veprimet që çdo baba duhet të bëjë me djalin e tij nëse ai dëshiron që në të ardhmen të ketë nxjerrë në jetë një zotëri të vërtetë!
Ja çfarë sygjeron “Fatherly” për të gjithë baballarët!
- I mësoni djalit tuaj fuqinë e dashurisë duke ja shprehur shpesh atë edhe më fjalën “Të dua shumë”! Në çdo rast!
- Ju keni një ndikim direkt në lidhje me mënyrën si fëmija juaj sillet me djemtë dhe burrat e tjerë. I mësoni atij se çdo njeri në botë meriton respekt, por jo me fjalë. Me veprime!
- Ju duhet të jeni shoku i tij më i mirë, por mbi të gjitha babai i tij. E lini të gabojë por jo të justifikohet gjithmonë kur gabon.
- Ai ju shikon si ju e trajtoni nënën e tij. Mënyra si ju e trajtoni atë grua do të ndikojë në lidhje me mënyrën si ai do të trajtojë të gjitha femrat në jetën e tij. “Një prej gjërave më të mira që mund të bëjë një baba për fëmijët e tij është të trajtojë shumë mirë nënën e tyre”!
- I shprehni ndjenjat dhe emocionet tuaja. Fëmija juaj duhet të mësojë se nuk ka asgjë të gabuar nëse qan.
- E mësoni si të mbështesë të tjerët. Ai duhet të dijë se në jetë ka disa gjëra apo disa persona për të cilët duhet të luftojë.
- I jepni sa më shumë kujtime pozitive.
- Shkoni në të gjitha ngjarjet e rëndësishme që ai ka.
- Ai duhet të vlerësojë të bukurën por të njohë prej jush edhe parametrat e të mirës.
- Ai duhet të nuhasë nga ju aromën e mirë. Pra të mësojë si të mbajë një higjenë të mirë.
- Edhe vajzat mund të jenë shoqe. Pra jo çdo vajzë duhet të bëhet patjetër e dashura e tij.
- E mësoni fëmijën tuaj se në jetë duhet të kërkojë edhe falje, por të jetë vërtet e sinqertë dhe të thuhet atëherë kur nevojitet!
- Sendet nuk e zëvendësojnë mungesën. Ju duhet të jeni sa më shumë pranë tij dhe në momentin që do të jeni duke u argëtuar bashkë telefonat duhet t’i mbani larg.
- Mos luani apo e aprovoni një lojë të dhunshme qoftë edhe në kompjuter.
Mbani mend se nuk jeni duke rritur thjesht fëmijën tuaj, por edhe bashkëshortin dhe babain e dikujt!
Lexoni edhe: Nena e kritikon babain per kujdesin ndaj femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu