Të rritësh fëmijë do të thotë të shpenzosh para për lodra, veshje, artikuj shkollorë, festë ditëlindje, kurse jashtëshkollore dhe shumë të tjerë që duket se nuk kanë mbarim. Të gjitha këto kanë një kosto relativisht të madhe për familjen, dhe mbi të gjitha jo gjithcka për fëmijën është e domosdoshme. Të rritësh fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur duke shpenzuar pak para është diçka që mund të duket idealja për shumë prindër, dhe sot mund ta bëni këtë falë këshillave të mëposhtme.
Limitoni blerjen e ushqimeve industriale
Një ushqim i blerë jashtë shtëpisë kushton më shumë se ai i përgatitur në kuzhinën tuaj. Përvec kësaj këto ushqime janë më pak të shëndetshme për fëmijën, duke qënë se përmbajnë konservantë, aroma, ngjyrues të ndryshëm, të cilët mund të jenë të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.
Gatuani me fëmijët tuaj
Përfshirja e fëmijës tuaj në gatim është një zgjidhje shumë e mirë për të kaluar kohë bashkë, si edhe për t’i mësuar diçka të dobishme. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për ta afruar atë me botën e gatimit, dhe për pasojë ta bëni atë të dëshirojë më tepër të konsumojë ushqimet që do të serviren në tavolinë, duke bërë që ato të mos shkojnë dëm.
I jepni përparësi ujit dhe lëngjeve të frutave
Pijet me gaz dhe me sheqer jo vetem janë të dëmshme për shëndetin, por edhe kushtojnë, për këtë është më mirë t’i evitoni. Preferoni më tepër ujin dhe lëngun e frutave të freskëta, duke e bërë ështu fëmijën të konsumojë sa më shumë të tilla.
Blini pak veshje, por të mira
Është e kotë të keni një garderobë të mbushur plot me rroba, do të ishte më mirë të ishin pak dhe me cilësi të mirë. Ju nuk duhet të harroni se fëmija rritet shpejt, luan, kërcen, ulet në tokë dhe për këtë i duhen rroba të rehatshme jo në modë.
Bëni një festë të thjeshtë ditëlindje
Nuk është e domosdoshme të shpenzoni para për të organizuar një festë në lokal, nuk ështe e nevojshme të paguani para për një animator, nuk janë të domosdoshme të paguhen para për të dekoruar ambientin, gjithcka mund ta përgatisni vetë brenda shtëpisë tuaj. Të jeni të sigurta që fëmijët dinë të argetohen shumë mirë kudo që të jenë nëse janë një grup bashkëmoshatarësh.
I bëni fëmijës dhurata që nuk kushtojnë shumë dhe që janë të dobishme
Një ide e mirë do të ishte dhurimi i lapsave me ngjyra, librave, fletoreve, të cilat do të ishin shumë të dobishme si shkollë edhe në shtëpi. Një alternativë mund të ishte edhe diçka për të veshur, një palë atlete që fëmijës i pëlqejnë apo një komplet me tuta të bukura.
Aksesorët e shkollës
Përpiquni të zgjidhni artikuj cilësorë dhe jo të personalizuara, të cilat me siguri që do të kushtojnë shumë dhe nuk do të kenë një cilësi shumë të mirë. Nëse fëmija juaj këmbëngul se dëshiron të ketë edhe ai të njëjtën fletore me spiderman apo Barbi si bashkëmoshatari i tij, ju duhet t’i rikujtoni se çdo familje bën zgjedhjet në bazë të rregullave të saj.
Mos e mbushni shtëpinë me lodra
Loja spontane dhe e lirë është ajo që ka më shumë rëndësi për fëmijën, gjë e cila do të rritë nivelin e kreativitetit të fëmijës. Edhe pse kjo gjë ditët e sotme duket se po zbehet dhe dhoma e fëmijës është e tejmbushur me kuti plot me lodra, përpiquni të limitoni blerjen e tyre, duke e bërë këtë vetëm në rast të një feste si për shembull, ditëlindje, Viti i Ri. Dhe në këtë rast përpiquni të blini lodra që vendosin në lëvizje imagjinatën e fëmijës, si për shembull plastelina, kubat formuese, puzzle.
I nxirrni sa më shumë në ajër të pastër
Sipas ekspertëve, fëmijët kanë nevojë të luajnë dhe të qëndrojnë në ajër të pastër, për një zhvillim më të mirë fizik dhe psikologjik. Loja në ajër të pastër ul gjithashtu rrezikun e mbipeshës tek fëmija, dhe nëse mendoni se fëmijët në dimër nuk duht të dalin jashtë duhet t’ju kujtojmë se bakterieet dhe viruset përhapen kryesisht në vendet e mbyllura.
I bëni të kujdesen për lulet
Ky është një aktivitet që favorizon mirëqënien psikofizike dhe ngre humorin e fëmijës.
I leni fëmijët të luajnë në lagje
I bëni fëmijët të luajnë si dikur në lagje. Një kurs sportiv do të ishte po aq i rëndësishëm sa loja spontane e zhvilluar në lagje me fëmijët e tjerë.
Mos i çoni në shkollë me makinë
Kjo gjë jo vetëm do t’ju bënte të kursenit karburantin e makinës tuaj, por edhe do të ishte sicka shumë e shëndetshme për fëmijën tuaj. Duke ecur në këmbë fëmija mëson si të kujdeset për veten, si edhe stimulohet proçesi neurokimik, i cili rrit sekretimin e gjendrave me sekretim të brendshëm, të cilat reduktojnë hormone e stresit.
Kujdes me celularët
Përvecse janë dicka e panevojshme për fëmijët mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin e tyre. Deri në moshën 10-vjeçare fëmija nuk duhet të ketë në asnjë mënyrë një aparat të tillë, dhe më pas duhet ta përdorë me limit.
Materiale te ngjashme
Ulja e rrogës në të...
Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...
Shqetësimi që keni për paratë...
Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...
A duhen futur në ngrirje...
Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...
A duhet t’i tregojmë fëmijës...
Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu