14 filma që duhen parë gjatë shtatzanisë

0 1

Këto ditë që po qëndroni në shtëpi, por jo vetëm gjatë kësaj periudhe, përgjatë gjithë muajve të shtatzanisë keni një listë me 14 filma që duhet të shikoni kur jeni në pritje të ëmbël.

#1: What To Expect When You’re Expecting (Çfarë të presësh kur je në pritje të ëmbël)

Kjo është një komedi amerikane, me personazhe kryesore Cameron Diaz dhe Jennifer Lopez. Ato tregohet gama e gjerë e përjetimeve të një grupi grash shtatzëna.

#2: The Business Of Being Born (Puna e të lindurit)

Filmi trajton të gjithë llojet e lindjeve: natyrale, cezariane, me epidural, në shtëpi, në ujë, me hipnozë e gjithçka që lidhet me procesin e lindjes.

#3: Nine Months (Nëntë muaj)

Kjo është një komedi romantike që do t’ju ngrohë zemrën, e viteve ’90. Një mësuese kërcimi përballet me një shtatzani të paplanifikuar dhe çifti kalon vështirësi përgjatë rrugës së të bërit prindër.

#4: Father Of The Bride 2 (Babai i nuses 2)

Filmi tregon historinë e Xhorxhit, i cili pret fëmijën e tij të tretë, ndërkohë që përgatitet për t’u bërë për herë të parë gjysh.

#5: Baby Mama (Mami bebe)

Filmi trajton një grua bzinesmene të suksesshme e të pasur, e cila zgjedh punonjësen e saj si një nënë surrogatë për të mbajtur në bark fëmijën e saj.

#6: Babies (Bebet)

Një film që zgjat një orë e njëzet minuta dhe tregon e zbulon gjithë mirësitë e të pasurit fëmijë të vegjël. Udhëtimi i katër bebeve nga vende të ndryshme të botës.

#7: Riding In Cars With Boys (Në makina me djemtë)

Një vazjë në shkollë të mesme ngelet shtatzanë krejt papritur dhe pa dëshirën e saj për t’u bërë nënë në atë moshë. Filmi trajton ëndrrat e humbura, problemet e drogës dhe prishjen e një martese.

#8: Juno (Junonë)

Nëse jeni në kulmin e hormoneve dhe keni shumë ndjeshmëri, zgjidhni një moment tjetër për ta parë këtë film, sepse do t’ju bëjë të shpërtheni në lotë.

#9: Away We Go (Ikim larg)

Kjo komedi-dramë është e mbushur me karakterë interesantë e gazmorë dhe stereotipë të reja prindërimi, që ia vlen t’i shikoni.

#10: For Keeps (Për të mbajtur)

Filmi i viteve ’80 tregon gjithë vështirësitë e një martesë të kryer në moshën e adoleshencës dhe ngjan si një lajmërim publik.

#11: The Backup Plan (Plani rezervë)

Jennifer Lopez është protagonistja e këtij filmi dhe vendos të bëjë farëzim artificial, ndërkohë që të njëjtën ditë takon dashurinë e jetës së saj.

#12: Junior (I riu)

Filmi flet për përdorimin e një ilaçi, i cili nuk ka marrë aprovimin zyrtar nga autoritetet e shëndetësisë.

#13: She’s Having A Baby (Ajo pret një beb)

Në këtë film do të shfaqen zgjedhjet që bëjnë njerëzit në jetë, si martesa, lindja e një fëmije etj, të cilat duken si formula të sakta të përcaktuara nga prindërit e shoqëria. Por, çiftin në fjalë, ndjen se ka diçka që u mungon..

#14: Look Who’s Talking (Shiko kush po flet)

Personazhi kryesor ngel shtatzanë me një person të rastësishëm ndërsa dikush tjetër gabimisht e di se është babi i fëmijës së saj…

Lexo edhe: Këto janë filmat më të mirë për t’i shijuar me fëmijët




  1. 14 filma që duhen parë gjatë shtatzanisë – Pergrate

    […] Këto ditë që po qëndroni në shtëpi, por jo vetëm gjatë kësaj periudhe, përgjatë gjithë muajve të shtatzanisë keni një listë me 14 filma që duhet të shikoni kur jeni në pritje të ëmbël… Per ta lexuar te plote klikoni ketu. […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dr. Marjeta Boraj flet për...

Gjinekologia nga Spitali i Vlorës ka folur për eksperiencën e saj të gjatë dhe ka shpjeguar cilat janë çrregullimet gjenetike që ka hasur ndër vite dhe mënyrat me efektive për...

Pse Nifty plus? Çfarë bën...

Testi Nifty plus është test i sigurt prenatal, joinvaziv. Saktësia është më e lartë se 99% për zbulimin e tri trisomive më të shpeshta- Sindroma Down, Edwards dhe Patau. Edhe...

Cilat janë grupet e grave...

Bazuar në rëndësinë e marrjes së vendimeve të duhura në kohën e duhur por nga ana tjetër për të mundësuar një gjendje psikologjike dhe emocionale sa më të qetë, në...

Si të kuptoni se është...

Oraret dhe kohëzgjatja janë gjithçka kur bëhet fjalë për lindjen, por a e dini se si të gjurmoni saktësisht kontraktimet? Ja se si të monitoroni hapësirat kohore mes tyre dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X