14 fakte qe ndoshta nuk jua kane thene rreth shtatzanise

0 0

Në  momentet e para që  mësojmë se në trupin tonë po zhvillohet një  fëmijë , fillojmë menjëherë të lexojmë  gjithçka mundemi rreth shtatzanisë . Por cilat janë disa nga faktet që shpesh burimet e ndryshme “harrojnë” të përmendin rreth saj?

Ja cilat janë  disa prej tyre…

  1. Do të keni disa ëndrra të bukura dhe të çuditshme

Clirimi i hormoneve, si edhe mendimet dhe shqetësimet e shumta rreth shtatzanisë  dhe fëmijës mund të  bëjnë  që  gjatë  natës të  shikoni ëndërra të  çuditshme dhe ndoshta edhe të  frikshme. Pavarësisht mënyrës si i shikoni, ëndërrat gjatë shtatzanisë  janë  shumë  normale.

  1. Kërthiza juaj mund të “shpërthejë ” në  çdo moment

Edhe në se keni një  kërthizë  të  futur nga brenda mund të  ndodhë në çdo moment që  ajo të  dalë  në  formë  të  fryrë  mbi barkun tuaj. Kjo është  diçka krejt normale.

  1. Barku juaj mund të bëhet “pronë ” publike

Mos u habisni në se persona të  huaj do të  “ofrohen” të  përkëdhelin barkun tuaj edhe pa ju pyetur nëse munden. Dhe jo vetëm kaq! Ata mund të  fillojnë  të  komentojnë  në  lidhje me formën, madhësinë  si edhe faktin nëse janë  shenja vajze apo djali. Ndonjëherë  kjo gjë  mund t’ju bë jë  të  ndiheni e veçantë , por ndonjë herë  edhe mund të  jetë  shumë  e bezdisshme.

  1. Do të vijë një moment që do të  ndiheni shumë e fryrë  

Para se barku juaj të  fillojë të  duket, ju mund të  ndiheni shumë  e fryrë dhe në shumë  raste butoni i pantallonave mund të  jetë  gati për të  shpërthyer. Për të  mos pë rmendur gjoksin, që  duket gjithmonë  edhe më  i fryrë .

  1. Mund të mos e duroni dot aromën e partnerit tuaj

Ai është  babai i fëmijës tuaj dhe një kohësisht edhe personi të  cilin e dashuroni, por mund të  ndodhë  që  aroma e frymës së  tij, apo e solucionit të  pasrojës mund t’ju acarojë .

  1. Do të zbuloni se jeni të  dashuruara me një  tufë  jastëkësh

Jastëkt mund të  bëhen shoqëruesit tuaj më  të  mirë  gjatë  periudhës së  shtatzanisë . Ata mund t’ju ndihmojnë  të  mbështesni barkun, të  mbështesni gjoksin i cili është  tepër i ndjeshëm sidomos ndaj shtypjeve etj. Pra mund të  kuptoni sa i rëndësishëm do të  bëhet ai për ju.

  1. Nevoja e vazhdueshme për të shkuar në  banjo

Ndoshta do t’ju duhet që të përzgjidhni me kujdes vendet që  do të  frekuentoni në  mënyrë  që  të  keni sa më  pranë  një  banjo. Nevoja për të  urinuar do të  jetë  shumë  e shpeshtë, sidomos gjatë  trimestrit të  parë  dhe të  tretë  të  shtatzanisë .

  1. Tashmë i ndieni thithat tuaj

Deri para shtatzanisë  i shikonit që  ishin atje, ndërsa tani mund t’i ndieni, ato mund të  dhembin, mund të  kullojnë  pikat e para të  qumështit, mund të  therin.

  1. Filloni të gaboni në  llogari

Shtatzania zgjat 9 muaj, pra zgjat 40 javë…prit pak, 40 javë  bëjnë  10 muaj, si mund të  ndodhë  kjo? Pra kjo qënka një  gënjeshtër?

  1. Duket sikur koha ndalet

Edhe pse zbuloni se në  të  vërtetë  nuk janë  10, por 9 muaj shtatzanie, koha në  trimestrin e fundit duket sikur është  ndalur.

  1. Flokët ndryshojnë

Flokët tuaja janë  më  me shkëlqim, më  me jetë , dhe jo vetëm. Edhe barku jot fillon të  ketë  mjaft qime, të  cilat duket se nuk janë  shtuar vetëm në  bark.

  1. Shtohen sekrecionet

Papritur sekrecionet e verdha mund të  dalin nga hunda dhe fyti juaj. Kjo me siguri nuk ë shtë  pë rmendur në  librat që  flasin për shtatzaninë  apo jo?

  1. Rrjedhjet janë pa fund

Sekrecionet vaginale, rrjedhjet e gjirit, çdo gjë  duket se vetëm nxjerr sekrecione.

  1. Këmbët tuaja do të pulsojnë

Këmbët janë  gjymtyrët që do të preken më shumë gjatë shtatzanisë tuaj. Mund të  ndodhë që edhe në  gjumë  t’i ndieni të pulsojnë ose të jenë vazhdimisht të fryra, dhe kjo për shkak të qarkullimit jo të mirë të  gjakut në to.

Lexoni edhe: Fryrja e kembeve ne shtatzani 

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X