13-vjeçari në karrige me rrota takon idhullin Bes Kallaku, ai i bën premtimin e madh/ VIDEO

0 0

Ditën e djeshme në programin “Rudina” ka qenë i ftuar Anteo Çupi, 13-vjeçari nga Thumana me nënën e tij Mandelina. Vogëlushi ka lindur i shëndetshëm, por në moshën 3 muajshe për shkak të temperaturës së lartë ka pësuar dëmtim në nervin që kontrollon lëvizjen. Deri në moshën 2-vjeçare, Anteo ai është trajtuar me serume, ndërsa më vonë ka shkuar në Greqi për mjekim më të specializuar. Por, atje familja mësoi se Anteo  mbeti i paralizuar. Kalvari i vuajtjeve ka vazhduar me disa operacione, ku ka rrezikuar edhe jetën, por për fat të mirë ka shpëtuar.

Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto vështirësi, vogëlushit i është dashur të përjetojë edhe tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit që lamë pas. E ëma e Anteos tregon e sekondat e frikshme të atij tërmeti, e patën shumë të vështirë të nxirrnin djalin nga shtëpia, por fatmirësisht ia kanë dalë pa lëndime.

Kjo ditëlindje, e ka gjetur ndryshe vogëlushin, jashtë ambienteve të shtëpisë, në një hotel në Shëngjin ku po streohet momentalisht. Megjithatë, edhe aty ia kanë dalë t’i bëjnë një surprizë me gjithë shokët e tij të vjetër e të rinj, ku kanë festuar.

Por, surpriza nuk ka mbaruar aty, pasi në studio ka ardhur personazhi i tij i preferuar Bes Kallaku dhe Anteo nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët kur e ka takuar idhullin e tij për herë të parë.

Ai i dha fjalën publikisht se do ta bëjë pjesë të projektit të tij të ardhshëm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X