12 frazat qe duhet t’ja thoni bashkeshortit tuaj

0 0

E dini se bashkëshorti juaj (ashtu si edhe ju) ka nevojë të dëgjojë shpesh nga ju disa fjalë që mund ta bëjnë të ndihet më mirë dhe më i vlerësuar. Dhe ja cilat janë këto fraza që do t’jua bënin jetën më të lumtur.
Të dua! Mendoni se ja keni thënë mjaftueshëm dhe ai tashmë e di? Gaboheni! Duhet t’ja thoni gjithmonë, në çdo moment!
Më pëlqen shumë të rri me ty. Ju pëlqen ta dëgjoni këtë nga partneri juaj? Edhe atij i pëlqen shumë!
Mendimi tënd është shumë i rëndësishëm për mua. Për bashkëshortin tuaj është shumë e rëndësishme të dëgjojë që ju e vlerësoni mendimin tij.
Dukesh shumë mirë. Atij i pëlqen kur ju e vlerësoni pamjen e tij të jashtme.
Jam e lumtur që u martova me ty! Kjo i tregon atij se në të gjitha mundësitë për të zgjedhur, ju preferuat atë!
Çfarë dëshiron që të bëjmë? Mësoni të vlerësoni edhe atë që ai deshiron të bëjë në një moment të caktuar apo vendin ku do të shkojë. Këtë duhet ta kuptojë edhe ai.
Mezi pres të jem me ty. Kjo i tregon atij se ju pëlqen të qëndroni bashkë dhe se ju mungon kur nuk e keni pranë.
Marrëdhënia jonë është gjeja më e rëndësishme që kam. Kjo mund t’i japë atij kurajon për të përballuar të gjitha vështirësitë që mund t’i dalin para.
Të lutem dhe faleminderit! Edukata është shumë e rëndësishme për një marrëdhënie dhe martesë të lumtur.
Më vjen keq, të lutem më fal! Është shumë e rëndësishme të pranoni kur keni bërë një veprim të gabuar.
E vlerësoj kur… Në vend që të kritikoni diçka të gabuar përpiquni të vlerësoni atë që bashkëshorti juaj ka bërë. Kjo do ta bëjë atë të përpiqet edhe më shumë për familje tuaj.
Ajo që bërë për mua ishte diçka që nuk do ta harroj asnjëherë. Ai do të kuptoj se ato çfarë ai bën për ju kanë një rëndësi të madhe.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X